ATHINE - Gjatë përleshjeve në qendër të Athinës, ka mbetur i vdekur një person. Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për një marinës 66-vjeçar, i cili ka pësuar infarkt. Ndërkaq, nga protesta e zhvilluar para parlamentit grek të organizuara nga dy sindikatat më të mëdha në vend, kundrejt masave të reja shtrënguese edhe disa persona kanë mbetur të plagosur.

Momente tensioni në sheshin qëndror, Sintagma të Athinës, ku manifestues të maskuar kanë hedhur molotov kundrejt forcave policore të vendosura përpara Parlamentit grek. Forcat e Sigurisë kanë reaguar menjëherë duke hedhur gaz lotsjellës kundër protestuesve, të cilët qëllonin me bomba molotov. Në shesh kanë dalë mijëra protestues të cilët i janë bashkuar grevës së përgjithshme të thirrur nga dy sindikatat më të mëdha të vendit, kundër masave të reja shtërnguese të kërkuara nga inspektorët e Trojkës dhe që qeveria është gati për ti ndërmarr.

PROTESTA

Në shesh kanë dalë mijëra protestues të cilët i janë bashkuar grevës së përgjithshme të thirrur nga dy sindikatat më të mëdha të vendit, kundër masave të reja shtërnguese të kërkuara nga inspektorët e Trojkës dhe që qeveria është gati për ti ndërmarr. Punëtorët grekë dolën në rrugë dhe braktisin vendet e punës për herë të dytë brenda tri javësh, në shenjë proteste ndaj valës së re të shkurtimeve të pagave dhe pensioneve. Kjo është e 20-të herë që ky vend paralizohet nga grevat 24 orëshe që prej dy viteve më parë kur shpërtheu kriza ekonomike. Greva mbahet në të njëjtën ditë kur në Bruksel mblidhen liderët evropiane ku diskutohet për situatën ekonomike. Anijet do të qëndrojnë në port, transporti publik i Athinës do të ndërprehet dhe spitalet do të punojnë vetëm në rastet e emergjencës, ndërsa zyrat publike, ministritë përfshirë edhe furrat e bukës do të mbyllen.

Protestat që në të shkuarën janë shndërruar në të dhunshme janë planifikuar të mbahen thuajse në të gjithë vendin. Aktualisht, Greqia po përgatit shkurtime në vlerë prej 11.5 miliardë eurove për të kënaqur “trojkën” e përbërë nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN-në. Në këtë formë mund të sigurojë këstin e ardhshëm të pakos së shpëtimit në vlerë prej 130-miliardë eurosh.

Greqia ka paralajmëruar se nëse nuk realizohet plani i shkurtimeve dhe nëse nuk merret fondi i radhës nga BE-ja atëherë muajin e ardhshëm nuk do të ketë më para.
(dm/sg/shqiptarja.com)