Përleshjet te “Asllan Rusi”
shkaktarë 4 tifozë të Tiranës

Përleshjet te “Asllan Rusi”<br />shkaktarë 4 tifozë të Tiranës
Shkak i konfliktit mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë në ndeshjen e basketbollit duket se kanë qenë 4 tifozë bardheblu.
 
Policia e Tiranës bën me dije se 4 të rinj me inicialet G.A, XH.SH, R.B, DHE M.M kanë sulmuar me grushte 2 tifoz të Vllazninsë.
 
Konflikti sipas Policisë ka nisur në ambientet e jashtme të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” dhe më pas ka vijuar edhe në ambientet e brendshme, aty ku do luhej ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë në basketboll, e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë.
 
“Dje ishte një eksperiencë që nuk e kisha kaluar ndonjëherë në jetën time. Na vjen keq për tifozët e Vllaznisë, sepse ne mund ta fitonim ndeshjen dhe t’i gëzonim ata, por ajo çfarë ndodhi dje ishte një çmenduri e vërtetë. Shpresojmë që ndeshjen tjetër të mos kemi te njëjtat probleme”, është shprehur një basketbollist i Vllaznisë.
 
“Fatkeqësisht ky nuk është sport dhe nuk ka asnjë lidhje me sportin. Shpresoj që situata të tilla të mos i shoh më në jetën time. Më vjen jashtëzakonisht keq për tifozët e Vllaznisë, të cilët kishin ardhur në Tiranë për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës dhe të përfundojnë duke i qëlluar.  Ju shpreh keqardhje dhe shpresoj të mos ketë më situata të tilla sepse ato erdhën për të parë skuadrën e tyre, por huliganet i goditën në rruge. Kjo është e tmerrshme”, u shpreh Jeronimo Sarin, trajneri i Vlaznisë.
 
Pas këtyre ngjarjeve tashmë mbetet të presin se çfarë vendimi do të marrë Federata Shqiptare e Basketbollit në lidhje me këtë takim, nëse do ta zhvillojë me tifozë apo jo, në Tiranë apo diku tjetër.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)