Përlot vëllai i Vaçe Zelës: S’kishim bukë të hanim, në fillim e quajtën të paaftë, por...

Përlot vëllai i Vaçe Zelës: S’kishim bukë të hanim, në fillim e quajtën të paaftë, por...

Këngëtarja Vaçe Zela

TIRANE- Më 6 shkurt 2014 muzika shqiptare mbeti pa mbretëreshën e saj, pasi Vaçe Zela ndërroi jetë në Bazel të Zvicrës duke lënë një boshllëk të madh në muzikën dhe artin shqiptar.

Katër vite pas largimit të saj nga kjo botë, vëllai i Vaçes, Hysni Zela, ka dhënë një intervistë interesante në emisionin ‘Debati në Channel One’, të gazetarit Roland Qafoku. Në këtë intervistë, vëllai i Vaçe Zelës përcolli mjaft emocione, si dhe zbuloi fakte e detaje të reja për herë të parë.

Rrefimi i vëllait, Hysni Zeles
“Vaçen nuk e shpallën fituese të konkursit për në Lice, e quajtën të paaftë! Është një humbje e madhe. Nuk humba vetëm unë motrën dhe familja jonë njeriun e dashur. Por është një humbje e madhe për të gjithë muzikën dhe kulturën shqiptare veçanërisht për popullin. Është rasti të them se nuk ka një njeri që e zbuloi talentin e saj. Vaçja zbuloi veten në shtëpinë tonë në Lushnje, se ne kemi lindur të gjithë në Lushnje. Madje ka një fakt interesant.

Vaçja lindi ditën që Italia pushtoi Shqipërinë, por nuk e përmendin këtë dhe vitin e lindjes ia shënuan me qëllim në 1938. Kishim një bahçe përpara shtëpisë dhe Vaçja aty këndonte çdo ditë dhe imagjinoni edhe pse ishte fëmijë ajo bënte vokalica. Këndonte çdo lloj këngësh, shqiptare e të huaja. Nisi të këndonte në shtëpinë e pionierit në qytetin e  Lushnjes dhe aty spikati. Aty u zbulua si talent dhe e kërkuan të vinte në Tiranë. Erdhi në Tiranë në moshën rreth 15 vjeçare dhe filloi shkollën.

Në fakt në fillim konkurroi për në Liceun Artistik por për habi nuk fitoi konkursin duke e nxjerrë të paaftë.  Kur e kanë marrë në pyetje ka qenë në komision Marie Kraja. Bashkë me të ka qenë edhe një soprano bullgare. Ka shumë mundësi që bullgarja të ketë menduar se Vaçja nuk ka qenë për muzikë lirike dhe kjo duhet të ketë qenë arsyeja që nuk ia ka dhënë konkursin.

Më pas Vaçja kreun gjimnazin “Qemal Stafa” dhe më pas fitoi konkursin për në institutin e Arteve në degën dramë. Por e ndërpreu pasi mbaroi vitin e dytë dhe nuk u diplomua. Madje ka luajtur edhe një dramë. Ajo e ndërpreu shkollën edhe me arsyen se duke qenë familje e varfër dhe me shumë fëmijë të gjithë ushqimet ti merrte Vaçja. Ishte momenti që ajo bëri shkëputjen e madhe si këngëtare dhe ajo nuk mund të ishte edhe aktore edhe këngëtare. Kënga ishte ajo që qëlloi në shenjë.

Pak kohë pasi erdhi në Tiranë ajo na mori të gjithë familjen të 6 fëmijët dhe prindërit. Tirana na dukej si Amerika. Kur shikonim një makinë me targën LU ngazëlleheshim. Kam dëgjuar që disa thonë se jemi me orgjinë nga Kosova. Unë nuk e di këtë, mund të jetë e largët por nuk e di.

Unë di që jemi lushnjarë autoktonë aty kemi qenë prej shumë e shumë kohësh. Ne merreshim me bujqësi. Babai e shiti shtëpinë kur erdhëm në Tiranë. Ishim shumë të varfër dhe jetonim me prodhimet e tokës që e punonin prindërit. Vaçja e vogël vizitonte shpesh tokën ku punonin prindërit por ishte e vogël dhe nuk punonte”.

Për vdekjen
“Ishte një humbje e madhe. Vaçja shkoi pas viti 1990 në Zvicër te e bija. Ajo kishte mundësi jetese më të mirë dhe Vaçja duke qenë e sëmurë ishte nën kujdesin shëndetësor. Sivjet u mbushën 4 vjet nga humbja e Vaçes.

Vaçja vdiq në Bazel, por sipas amanetit e varrosën në Tiranë. E bija Irma dhe bashkëshorti Pjetër herë pas herë vijnë në Tiranë. Madje duhet të themi se këtë varr të veçantë Irma ia ka sjellë nga India. Më kujtohet një koncert që Vaçja dha në Greqi. Kthyem vizitën këngëtares Marinela. Ajo vetë ishte në sallën me 2 mijë spektatorë. Kur këndoi Vaçja këngën e saj në greqisht salla u ngrit në këmbë.

Shfaqja mbaroi dhe Vaçja shkoi direkt në garderobë. Iu afrova dhe ajo mbylli derën. Ishte bërë e bardhë borë. U tremba shumë. Duket se i harxhoi të gjitha turbinat e trupit. Aty pashë që për herë të parë pështyu gjak. Kishte kaluar moment shumë të forta. Ndoshta aty ka nisur sëmundja e saj.

Tri këngët që këndova me Vaçen
Nuk e kam pasur kurrë atë që thonë disa hija e Vaçes ose që më quanin vëllai i Vaçes. Unë e kam pasur për nder që isha dhe jam vëllai i Vaçe Zelës. Nuk ka vend për krahasim dhe epitete të tilla. Kam provuar emocione të forta. Kam kënduar me Vaçen vetëm tre duete. Por ato emocione nuk i kisha provuar kurrë.

Madje përgjegjësia ishte shumë e madhe. Edhe pse ishte motra ime kjo më bënte shumë herë më të përgjegjshëm. Në këngën e parë që kënduam bashkë atë të Myzeqesë, unë kisha shumë emocione. Madje strofën e tretë e këndova të dytën. Ajo më hodhi dorën në sup si mbështetje por mua mu duk si një vërejtje. E kalova këtë siklet vetëm për faktin se strofa e tretë nuk kishte dallim me strofën e dytë dhe askush nuk e kuptoi.

Të lëndoje me Vaçen ishte fat i madh. Shumë më pyesin përse vetëm 3 këngë këndove me të. Vaçja thoshte kaq, mjafton. Nuk duhet ta teprojmë. Ajo ishte shumë e zgjuar dhe e dinte masën.  Kur në Zvicër realizuam një koncert enkas për Vaçen ishte një moment i veçantë për mua. Përpara se të nisja të këndoja i putha dorën. Ishte kënaqësi e madhe. Dhe një mirënjohje e madhe për udhërrëfyesin tim

Për këngët e sotme
“Sot këndojnë ma jep ta jap”

Teksti i këngës “Lemza” është shumë i bukur. Dëgjoni:

Ç’më kujton kaq shpesh mor djalë

Lemz or lemz më ler të qetë

Është turp i madh kur s’di një fjalë

Edhe lemza kisha mbet

Por sot nuk kam dëgjuar tekste të bukura. Nuk po e shohim më artin që kemi bërë dikur. Sot në tekste ka fjalë të tilla ma jep ta jap. Nuk arrij ta besoj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 27/03/2018 10:12

    O hys te varfer kemi qen te gjith ne ate koh po zelet e lushnjes skan qen te persekutuar e gjith fisi jot ne ate koh ka qene me pun te mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1