Aktorja që na ka bërë të gjithëve të qeshim përlotet LIVE: Zbulon arsyen e trishtë dhe jep një mesazh të rëndësishëm

Ajo na bën gjithë të qeshim, por sot nuk i ka mbajtur dot lotët teksa fliste për jetën e saj personale. Këndvështrimi i artistëve duket se shpeshherë është i ndryshëm nga njerëz që nuk e kuptojnë artin e tyre. Por aktorja e madhe shkodrane  Drande Xhaj ka pohuar të kundërtën për bashkeshortin e saj, i cili i mungon tashmë prej 14 vitesh. E ftuar mëngjesin e sotëm në puntatën e fundit të emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv, aktorja e humorit mes emocionesh të mëdha ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale. Drande Xhaj vecc miqve dhe të afërmve të saj nuk ka tjetër, ndaj arti, thotë ajo, është kompensimi i boshllëkut që ajo ka dhe teatri është vetë jeta e saj.

"Arti është kompensimi i boshllëkut që kam unë në jetë. Ka 14 vjet që bashkëshorti im ka ndërruar jetë edhe ai ka qenë mbështetësi im kryesor, ka qenë kritiku im i parë dhe unë kam ndarë gjithccka me të. Se të jesh burri i një artisteje është shumë e vështirë, sepse artistja edhe lëviz, edhe shkon, kemi punuar orar pa orar, nuk mund të jemi gjithmonë zonjë shtëpie. Ai gjithsesi më ka mbështetur gjithmonë. Ka qenë një burrë shumë i kulturuar, me dy fakultete, zotërues i disa gjuhëve të huaja. Edhe pse në fushë tjetër ai më ka kuptuar shumë mirë sepse ka qenë artist në shpirt. Mua më mungon shumë, por jeta kështu është. Gjithsesi vetmia është shumë e lodhshme, shumë stresante, por më është kompensuar sepse unë i besoj zotit dhe Zoti është i madh dhe më ka dhënë këtë zanat që kam, ndaj thashë teatri është jeta ime. ",- tha aktorja Drande Xhaj në studion e "Rreze Dielli"

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nard Toma: 31/07/2019 15:17

    Asht e vertet se legjenda e gjalle Drane Xhaje ka pas nje bashkeshort fantastik,une e kam njohur personalisht sepse e kam pase mesues per shume vite,po ashtu edhe te madhen Drane Xhaj e njoft personalisht,legjenda te tilla si Dranja lindin rradhe,sa per ate qe thote per titullin mejshtre e madhe ka te drejt dhe i takon ,po ashtu ka te drejt qe thote se kane marre ate titull disa qe kan diku 10 vite aty ketu,rrespekte legjend e gjalle

    Përgjigju
  • LORA: 31/07/2019 13:17

    E admiroj artin e Drande Xhajit. I ka lezet cdo numer qe ka luajtur. Paska qene me shume fat me nje bashkeshort te mirfillte suportues, per punen e saj.Te gjithe do te ikim nje dite nga jeta,,e rendesishme mbetet kujtimi qe u trashegojme njerzve te dashur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?