42 vite në skenë...pa vlerësim! Aktorja e mirënjohur: Presidenti u ka dhënë tituj edhe atyre që nuk e di ku kanë bërë karrierën!

42 vite në skenë...pa vlerësim! Aktorja e mirënjohur: Presidenti u ka dhënë tituj edhe atyre që nuk e di ku kanë bërë karrierën!

Aktorja Drande Xhaji në studion e emisionit 'Rreze Dielli

TIRANE - Drande Xhaj është një prej aktoreve me karrierën më të gjatë e të pasur në zhanrin e komedisë (humorit), me plot 42 vite në skenë. Megjithatë e ftuar mëngjesin e sotëm në puntatën e fundit të emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv, një ndër emrat më të dashur në listën e gjatë të artistëve shqiptarë u shpreh se propozimi që ajo të marrë titullin “Mjeshtre e madhe” ka dy vite që rri në tavolinën e Presidencës, por, sipas saj akoma nuk e kanë parë të arsyeshme që Xhaji ta ketë këtë titull.

"Ka gati 2 vjet që kam propozimin e Këshillit të qarkut Shkodër, drejtorisë së Tetrit Migjeni, në Presidencë për të më akorduar titullin "Mjeshtre e Madhe". Nuk e di se çfarë presin, por ndoshta presidenti paraardhës, i lëshoi pak si shumë titujt dhe aty janë dekoruar, pa dashur të gjykoj asnjë, se të gjithë kanë talentet e veta, por janë dekoruar artistë që kanë karrierë 10-12 vjeçare, ose artistë që nuk e di se ku e kanë bërë atë karrierë. Unë, vetë fakti që kam rezistuarr në Teatrin Migjeni, një nga teatrot elitë të Shqipërisë për 42 vjet me rradhë, nuk e kanë parë hala të arsyeshme, nuk e di ça me thanë. Uroj të më dëgjojë Presidenti i Republikës.", ka thënë aktorja në studion e "Rreze Dielli"

Vetë Drande xhaji numëron dhjetra role e karaktere, e megjithëse ka dalë në pension nuk ka hequr dorë nga pasioni e dashuria e madhe që ka për artin e sidomos për skenën e teatrit. Gjatë bisedës në studion e “Rreze Dielli”, ajo ka evidentuar me keqardhje edhe faktin se sa pak aktorë të rinj ka sot, sidomos sa i pëket humorit.

"Problem shumë i madh, sidomos trupa e dramës. Ka aktorë të rinj dhe që janë të talentuar por në trupën e humorit është një krizë e jashtëzakonshme. më vjen keq sepse trupa e Komedisë së Shkodrës ka qenë e fundit trupë e kopmletuar me orkestër, me këngëtarë profesionistë edhe me aktorë. Unë sot kam 2 vjet që kam dalë në pension, paçka se aktivizohem, ka mbetur vetëm 1 aktor profesionist, nuk ka prurje të reja. Ndoshta edhe ne kemi defektet tona, por duhej menduar sepse është një krim, pasi Shkodra njihet si qyteti i humorit.", u shpreh më tej aktorja 

Aktorja Drande Xhaji në studion e emisionit 'Rreze Dielli" 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 31/07/2019 13:23

    Te ka harruar Presidenti, se s'te linte pa gje si 'babaxhan' qe eshte. Ja tani qe ia kujtove shiko kur te te japi ty edhe disa te tjereve ne estraden e Shkodres medalje mirenjohjeje. Ai bashke me Topin e Nishanin ia humben vleren atyre medaljeve. Me ta dhene tani ne keto kohe medaljen a titullin duket sikur tall thyben. Do rreshtohesh perkrah mjeshtrave te medhenj Rozana Radit dhe Jul Dedes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja