Ilir Lena, 53 vjeç, nga Divjaka humbi jetën dje pasi u dëmtua aksidentalisht nga një makineri. Lena është përcjellë sot për në banesën e fundit, ndërsa deputeti socialist Erion Braçe që e ka pasur mik, shkruan në rrjetet sociale se Lena ishte një punëtor i jashtëzakonshëm.
“Divjaka po përsjell tani Ilir Lenën! Nje djale, nje vella, nje baba, nje mik, nje shok, U ndal dje, ne nje fatkeqesi qe ne pak sekonda i mori jeten; Ne pune; Nuk di sa here ne 10 vite e kam takuar aty-ne punen e tij, nuk mungonte kurre, ishte gjithnje, ne pune, tek Ristani; punetor i jashtezakonshem, nje Divjake e tere e njohu te tille.
Ngushellime pafund FAMILJES, miqve e shokeve, punetoreve si ai, Familjes tjeter te tij-Ristanit e punetoreve po aty qe jane per njeri tjetrin shume me teper se sa punetore! Të qoftë i lehtë në Gjok dheu i Divjakës Ilir, ai dhe që e punove gjithë jetën si bujk dhe tani të pranon si bir! Zoti ndricofte per ty!”, shkruan Braçe.
Ilir Lena, kishte shkuar normalisht në punë ashtu siç kishte bërë çdo ditë, por pa e ditur se të enjten e 25 janarit do të ishte e fundit për të. Pikërisht në vendin që kishte punuar prej 20 vitesh si grumbullues perimesh në Divjakë, u përplas nga një mjet i rëndë “Piru”, i cili fillimisht e la të plagosur e më pas rrugës për spital ndërroi jetë. Lena ishte punonjës i kompanisë, Agro F&R Janko, për paketimin e produkteve ushqimore.
M.Q.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.1%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5478
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ bllokoi ‘Paketën e Maleve’ e pr. ligjin për TVSH në Bujqësi, Kuvendi e ankimon në KAS: Vendim i padrejtë (DOKUMENTI)
17 Shkurt, 09:43
-
FOTOT/ Doktor se bëjmë shaka aty brenda në Kuvend! Socialistët humor dhe shaka me Berishën (habitet Braçe)
13 Shkurt, 19:10
-
Kuvendi nis me debate, Braçe: KQZ bllokoi nismën për Bujqësinë, do e paguaj unë gjobën, të ecim para! Sula e kundërshton: Lot krokodili, asgjë s’keni bërë
13 Shkurt, 10:23
-
KQZ bllokon pr.ligjin për TVSH në Bujqësi, Braçe te ‘Ekonomia’: Ta miratojmë, gjobën e paguaj unë me këste! Shalsi: Na sqaroni ku shkelet Kodi Zgjedhor
12 Shkurt, 11:11
-
Skema e Arben Ahmetajt dëmtoi bujqësinë, Braçe merr me vete edhe opozitën për të ndryshuar rimbursimin e TVSH-së
11 Shkurt, 16:18
-
Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Braçe: Të bllokosh rrugët, njësoj si t’a kapësh Tiranën për hunde
8 Shkurt, 19:11
-
Tase: Fuqizim i aftësive digjitale të qytetarëve, forcim i rezistencës ndaj ‘dezinformimit’
4 Shkurt, 16:45
-
Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë
3 Shkurt, 22:58
-
Zgjedhjet/ Braçe nis punën tek njësia 5, thirrje qytetarëve t’i bashkohen: Betejë për fitore
28 Janar, 09:55
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52