Përmbarimi shkon të prishë Cirkun e Tiranës, aktorët shfaqje në shenjë proteste: Shpronësoni tokën që të mos ikim ose përgatisni një ambient të ri  

TIRANË-Historia e prishjes së Cirkut të Tiranës, ku përmbaruesit dhe artistët e cirku përplasen mes tyre vijon prej vitesh. Përplasjet kanë nisur që kur Gjykata Administrative me vendim të formës së prerë i ka kaluar truallin ku ndodhet cirku pronarit privat.

Ditën e sotme përmbaruesit kanë shkuar për të zbatuar urdhrin e boshatisjes së Cirkut dhe mbylljen e çadrës së Cirkut, në një kohë kur artistët po mbanin një shfaqje në shenjë proteste kundër çmontimit të tij.

Gjatë kohës ishin të pranishëm edhe fëmijë që po ndiqnin shfaqjen, të cilët u larguan nga larguan, por artistët nuk pranuan të dilnin nga çadra e Cirkut.

Aktorët e Cirkut Kombëtar kërkojnë që toka ku ndodhet çadra të shpronësohet, që arena t'i shpëtoj prishjes ose të përgatitet një ambient i ri cirku. Artistët shprehen se nuk do lejojnë që çadra dhe cirku të hiqen pa u marrë një vendim se ku do të vendoset.

Aktorët madje pretendojnë se vendimi i marr nga Gjykata Administrative nuk ka qenë i rregullt me Procedurën Civile pasi sipas tyre është marr nga një gjyqtar e jo tre siç duhet. Po ashtu, pretendojnë se shkresa e vendimit është mbajtur e fshehtë dhe nuk është bërë dot apelimi.

Aktualisht përfaqësues të Zyrës Përmbarimore, Ministrisë së Kulturës dhe drejtues të Cirkut Kombëtar po zhvillojnë një mbledhje për të diskutuar në lidhje me hapat që do të merren për çështjen.

Prej dekadash Cirku Kombëtar ndodhet në afërsi të qendrës së Tiranës në rrugën Mujo Ulqinaku, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar një ambient i ri dhe kjo është pikërisht kërkesa e artistëve që ata të mos mbeten rrugëve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:28
Përplasja për Cirkun e Tiranës, kreu i Sindikatës së Artistëve: Cirkun çojeni ku të doni, mjafton të punojë dhe artistët të mos mbesin rrugëve

Kryetari I Sindikatës së Artistëve, Reshat Ibrahimi, i cili është vendosur në krah të artistëve të cirkut ka vetëm një kërkesë nga Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës se Cirku të vendoset ku të dojë mjafton të funksionojë dhe artistët të mos mbesin rrugëve.

"Në 2017 u përballëm me përmbarimin dhe pas 4 vitesh vijon të ndodh e njëjta gjë. Ne kemi bërë disa kërkesa. Ne u them vetëm një gjë çojeni çadrën e cirkut ku të doni, mjafton që Cirku të vijojë punën dhe artistët të mos përfundojnë rrugëve. Problemi i çadrës është bërë një gangrenë prej 10 vitesh", tha Ibrahimi.

Edhe një artist i Cirkut tha se edhe pse kanë bërë disa kërkesa në Ministrinë e Kulturës nuk kanë gjetur zgjidhje.

"Vendimi i Gjykatës Administrative është dhënë në dhjetor të 2019 ku pronarit i kthehen 1073 metra katror prone publike. Historia e cirkut ka 62 vite po në të njëjtin truall. Ka qenë problematikë më parë më 400 metra katror dhe iu shton edhe 1073 metra katror dhe pronari i ka  marrë të gjitha ambientet. Ne kemi kërkuar zgjidhjen e këtij problemi nga Ministria e Kulturës meqë jemi në varës të saj, kemi kërkuar ambient të ri por ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Aktualisht po bëhet një takim i mbyllur dhe presim se çfarë do të bëhet", tha një artist i Cirkut.

Ditën e sotme përmbaruesit kanë shkuar për të zbatuar urdhrin e boshatisjes së Cirkut dhe mbylljen e çadrës së Cirkut, në një kohë kur artistët po mbanin një shfaqje në shenjë proteste kundër çmontimit të tij. Përplasjet kanë nisur që kur Gjykata Administrative me vendim të formës së prerë i ka kaluar truallin ku ndodhet cirku pronarit.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 20/10/2021 17:46

    Artistet e te vetmit cirk ne Shqiperi jane te drehte te mbrojne punen e tyre .Qeveria te miratoj nje vend theter definitiv qe problemi i pronesise te marr fund.Ka mbi 70 vjet qe ky cirk ka zbavitur mjera shqiptar.Ministria te veproj se e ja per detre ra mbylli kete ceshtje nje here e mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve