Kryetari I Sindikatës së Artistëve, Reshat Ibrahimi, i cili është vendosur në krah të artistëve të cirkut ka vetëm një kërkesë nga Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës se Cirku të vendoset ku të dojë mjafton të funksionojë dhe artistët të mos mbesin rrugëve.
"Në 2017 u përballëm me përmbarimin dhe pas 4 vitesh vijon të ndodh e njëjta gjë. Ne kemi bërë disa kërkesa. Ne u them vetëm një gjë çojeni çadrën e cirkut ku të doni, mjafton që Cirku të vijojë punën dhe artistët të mos përfundojnë rrugëve. Problemi i çadrës është bërë një gangrenë prej 10 vitesh", tha Ibrahimi.
Edhe një artist i Cirkut tha se edhe pse kanë bërë disa kërkesa në Ministrinë e Kulturës nuk kanë gjetur zgjidhje.
"Vendimi i Gjykatës Administrative është dhënë në dhjetor të 2019 ku pronarit i kthehen 1073 metra katror prone publike. Historia e cirkut ka 62 vite po në të njëjtin truall. Ka qenë problematikë më parë më 400 metra katror dhe iu shton edhe 1073 metra katror dhe pronari i ka marrë të gjitha ambientet. Ne kemi kërkuar zgjidhjen e këtij problemi nga Ministria e Kulturës meqë jemi në varës të saj, kemi kërkuar ambient të ri por ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Aktualisht po bëhet një takim i mbyllur dhe presim se çfarë do të bëhet", tha një artist i Cirkut.
Ditën e sotme përmbaruesit kanë shkuar për të zbatuar urdhrin e boshatisjes së Cirkut dhe mbylljen e çadrës së Cirkut, në një kohë kur artistët po mbanin një shfaqje në shenjë proteste kundër çmontimit të tij. Përplasjet kanë nisur që kur Gjykata Administrative me vendim të formës së prerë i ka kaluar truallin ku ndodhet cirku pronarit.
Lajmi kryesor:
Përmbarimi shkon të prishë Cirkun e Tiranës, aktorët shfaqje në shenjë proteste: Shpronësoni tokën që të mos ikim ose përgatisni një ambient të ri
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
26 Dhjetor, 15:36
-
Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari
26 Dhjetor, 13:25
-
VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës
26 Dhjetor, 13:23
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike
26 Dhjetor, 10:27
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor, 08:42
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56