Përmbyllet etapa e parë, liderët
e BE miratojnë statusin kandidat

Përmbyllet etapa e parë, liderët<br />e BE miratojnë statusin kandidat
BRUKSEL - Liderët e BE kanë firmosur sot zyrtarisht dhënien statusit kandidat për Shqipërinë.

Miratimi përfundimtar duke i dhënë fund edhe odisesë së statusit është bërë sot gjatë samitit të Bashkimit Europian në Bruksel.

Lajmi është konfirmuar edhe nga gazetarja e A1 Report që ndodhet në Bruksel, Joniada Koçi.



Më 24 qershor, ministrat e jashtëm të BE ranë dakord në Luksemburg për t’i dhënë statusin e vendit kandidat Shqipërisë, ndërsa sot ka qenë një miratim formal nga ana e liderëve të vendeve të BE-së.
 
Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle ishte i pari që konfirmoi marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë. Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, kanë vendosur unanimisht që të miratojnë raportin e Komisionit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat.

Nga Samiti i Luksemburgut  u theksua se tani Shqipëria ka një rrugë të gjatë dhe mjaft punë para. Sfida më e madhe deri në hapjen e negociatave për anëtarësim është lufta ndaj korrupsionit e krimit si dhe reforma në sistemin e drejtësisë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për dhënien e statusit kandidat pë Shqipërinë, erdhi pas rekomandimit pa kushte nga raporti i Komisionit Evropian, më 4 qershor.

Ndërkaq Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso do të vizitojë më 30 qershor Tiranën, ku do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.
 
Tashmë Shqipërisë i është hapur rruga për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, ku si kusht janë vendosur 5 prioritete kryesore. 

Në 5 pikat kryesore të konkluzioneve të ministrave të jashtëm vlerëson si shumë të rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë punën dhe reformat veçanërisht në gjyqësor dhe në administratën publike, si dhe lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
 
Po ashtu Këshilli Evropian rekomandon Shqipërinë të reduktojë në kohë kërkesat dhe presionet migratore në BE, duke respektuar edhe marrëveshjet dhe të udhërrëfyesit të vizave.

Gjithashtu Këshilli kërkon që KE të vijojë të ndjekë politikën e saj monitoruese dhe këshilluese ndaj qeverisë lidhur me rekomandimet e BE-së në procesin e gjatë që vendi ynë ka për integrimin evropian.

Në këtë kuadër vlerësohet si shumë e rëndësishme dialogun mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin e reformave të kërkuara nga unioni evropian.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme