Mjeti është përplasur me veturën e mirëmbatjes së rrugëve me targë “AA828 EV”.
Personat e plagosur janë drejtuesi i mjetit Mercedes Benz Juljan Toska dhe pasagjeri Florian Rrapaj.
Në njoftimin e saj Policia bën të ditur se:
Më datë 20.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në autostradën Vlorë-Levan ka ndodhur aksident rrugor.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se: në afërsi të fshatit Panaja, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin J.T., 40 vjeç, është përplasur me mjetin e ndaluar të mirmbajtjes së autostradës.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit J.T., dhe pasagjeri F.Rr., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
[gallery]24771[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO










