Përmbyset furgoni me emigrantë në Meksikë, 10 viktima dhe 25 të plagosur

Përmbyset furgoni me emigrantë në Meksikë, 10 viktima dhe 25 të plagosur

Pamje nga vendngjarja

Të paktën 10 emigrantë u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën pasi një furgon me të cilin po udhëtonin u përmbys në një autostradë në Chiapas, në kufi me Guatemalën.

Sipas AFP viktimat ishin gra, duke përfshirë një të mitur. Aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në seksionin e autostradës që lidh Pijijiapan me Tonala, në bregdetin e Paqësorit të shtetit Chiapas.

Ky është aksidenti i dytë i tillë që ka ndodhur në më pak se një javë. Dy emigrantë u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën të enjten kur kamioni që i transportonte u përmbys në të njëjtin shtet meksikan.

Mijëra emigrantë të kombësive të ndryshme kalojnë Meksikën me autobusë, kamionë dhe madje edhe trena mallrash në përpjekje për të arritur në SHBA, raporton agjencia e lajmeve AlJazeera.

Patrulla Kufitare e SHBA regjistroi zyrtarisht 1.8 milionë kalime emigrantësh në kufirin jugor të SHBA-së midis tetorit 2022 dhe gushtit 2023.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?