Përmbyset autoboti me naftë në Qafë Thanë, derdhet karburanti në rrugë! Ndotet zona, vështirësi në qarkullim (FOTO+VIDEO)

Një autobot me naftë është përmbysur mbrëmjen e djeshme në Qafë Thanë, duke bërë që karburanti të derdhet në rrugë.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa nafta e derdhur në rrugë shkaktoi ndotje ambienti dhe vështirësi në qarkullim për disa orë.

Në vendngjarje shkoi policia dhe forcat zjarrfikëse, duke bërë të mundur pastrimin e rrugës. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

J.SH./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të vendosen kufizime për personat e pavaksinuar?



×

Lajmi i fundit

John

Moti i keq/ Trageti mbërrin nga Brindisi në portin e Vlorës, por nuk ankorohet dot! Dallgë deri në 2.5 metra të larta në det, pezullohet lundrimi për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla