Një aksident i pazakontë është shënuar pasditen e sotme në aksin Prrenjas – Qafë Thanë.

Ka qenë ora 16:00 e ditës së sotme kur shtetasi moldav A. B., duke drejtuar një autobot të ngarkuar me naftë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë autoboti është përmbysur, duke shkaktuar rrjedhje të naftës në rrugë.

Makina  tip "Hyundai", që drejtohej nga shtetasi D. V., duke kaluar në këtë rrugë, për shkak të nxehtësisë së gomave, ka marrë flakë.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në venngjarje, për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve, si edhe vijon puna për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe shkakun e marrjes flakë të automjetit "Hyundai" informoi policia e Elbasanit.

Zjarrfikësja është nisur për shuarjen e flakëve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve.

1690472173_WhatsAppImage20230727at17.29.211.jpeg

1690472186_WhatsAppImage20230727at17.29.21.jpeg

 

Kamioni i permbysur dhe makina e djegur

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:19
Aksidenti në Prrenjas - Qafë Thanë, përmbyset autoboti me naftë, merr flakë makina tjetër

1690471348_makinaedjegur.png

Policia zbulon shkaqet e aksidentit rrugor të ndodhur në Prrenjas - Qafë Thanë ku një autobot i ngarkuar me naftë ka marrë flakë pasi është përmbysur në rrugë.

"Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, shtetasi moldav A. B., duke drejtuar një autobot të ngarkuar me naftë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë autoboti është përmbysur, duke shkaktuar rrjedhje të naftës në rrugë.

Automjeti tip "Hyundai", që drejtohej nga shtetasi D. V., duke kaluar në këtë rrugë, për shkak të nxehtësisë së gomave, ka marrë flakë. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve, si edhe vijon puna për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe shkakun e marrjes flakë të automjetit "Hyundai" informoi policia e Elbasanit.