TURQI- 12 viktima dhe 20 të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik në Turqi. Ngjarja ndodhi në krahinën Van të Turqisë lindore gjatë mesnatës së ditës së sotme, ndërsa një minibus ka humbur kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge e më pas mori flakë. Forcat e zjarrëfikses kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por gjithsesi aksidenti ishte fatal për 11 pasagjerët.
Minisbusi po transportonte emigrantë të paligjshëm, ndërsa identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur. Sipas raportimeve nga mediat vendase, forcat e policisë kanë ndaluar shoferin e minibusit.