Përmbysi rezultatin në Kavajë, Fisnik Qosja për Report Tv: Gati të realizoj programin tim, kavajasit treguan se janë shpirt i lirë

 

Fisnik Qosja i BF përmbysi rezultatin në Kavajë dhe kryeson ndaj kandidatit socialist Redjan Krali. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçi, Qosja tha se tani është koha që të zbatojë programin e tij dhe do bëjë maksimumin që të përmbushë çdo pikë të tij.

Sa i takon përqafimit me kandidatin e PS, ai tha se ky ishte një gjest normal qytetarie, veprim që do e bëntë edhe ai nëse do humbte. Qosja tha se do të bashkëpunojë me të gjithë, edhe me Kralin vetëm për të mirën e Kavajës.

“E prisja. Redi është çun Kavaje, edhe unë po të njëjtën gjë do bëja po të kisha humbur këto zgjedhje, në fund garë është. Në garë një do fitojë, është një gjë normale. Unë e falënderoj edhe për punët e mira që ka bërë. Do jemi në bashkëpunim edhe gjatë ditëve në vazhdim, për të mirën e Kavajës unë do bashkëpunoj me të gjithë.

Do mundohem, do bëj maksimumin që të gjitha ato pikat e programit t’i realizoj.

Jam i lumtur për qytetarët e Kavajës që u çliruan nga qeverisja e madhe se e kishin kapur Kavajën për fyti dhe patën përdor çdo lloj makinerie që ta kishin zap, po kavajasit nuk bëhen kollaj. Janë shpirt i lirë dhe siç e treguan me 14 maj, vendosën vetë e zgjidhën vetë dhe e mbështetën vetë”, tha Qosja.


Lajmi kryesor:

Kandidati i BF fiton me përmbysje bashkinë e Kavajës, Qosja: Kavajasit janë shpirt i lirë, nuk bëhen zap lehtë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut