Kosova ka fituar përballjen e saj të tretë në eleminatoret e Euro 2020 përballë Bullgarisë duke siguruar fitoren e parë në grup. Dardanët fituan ndeshjen në Sofje në minutën e 93' falë një goli në minutat shtesë.
Serinë e golave do ta hapte Milot Rashica në minutën e 14-të por kur u mendua se kosovarët do të shkonin me avantazhin e pjesës së parë me vete, Popov i Bullgarisë barazoi. Të entuziasmuar nga goli në fund të pjesës së parë vendasit shënuan dhe golin e dytë në minutën e Dimitrov por kjo nuk uli moralin e dardanëve. Bomberi i Kosovës Vedat Muriqi do të mendonte për golin e barazimit në minutën e 64' duke e çuar rezultatin në 2-2.
Kur u mendua se ky do të ishte barazimi i tretë rradhazi i Kosovës në eleminatore Elbasan Rashani shënoi në minutën e 90+3 të shtesës për të siguruar fitoren në grupin A.
Pas kësaj fitore Kosova lë mbrapa Bullgarinë dhe Malin e Zi e cila u humbi nga Çekia me rezultatin 3-0 ndërsa sheh vetëm një pikë larg këta të fundit dhe Anglinë. Kosovarët mbajnë vendin e tretë me 5 pikë.