Kukësi ka marrë fitoren e parë për 2023 dhe shumë jetike për objektivat e tyre në Superligë. Verilindorët ia dolën 1-2 me përmbysje kundër Egnatias në Rrogozhinë edhe pse në minutën e 34 Fernando kaloi vendasit në avantazh.
Në pjesën e dytë një autogol i Malotës riktheu barazimin, ndërsa në vijim golin e fitores do e realizonte Delimedjac.
Për ekipin e Rrahman Hallaçit më në fund do ketë pak frymëmarrje, pasi Kukësi renditej i fundit para kësaj sfide dhe aktualisht është ngjitur një pozicion. Gjasat janë që me përforcimet në merkato Kukësi të largohet nga këto pozicione, ndërsa vetë presidenti Gjici ka kërkuar me doemos të arrihet Europa.