Reshjet intensive të shiut kanë rikthyer përmbytjet në bashkinë e Shkodres. Situata paraqitet problematike në njësinë administrative të Anës së Malit në fshatin e Obotit, ku përveçse ka mbytur tokat bujqësore ka dalë edhe mbi asfalt duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve drejt këtij fshati.

Sipas pasojë e vërshimit të ujit nga Lumi “Buna” situata paraqitet mjaft problematike në bujqësi, ndërsa fermerët e kësaj zone bëjnë të ditur se dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa i bëjnë apel strukturave të shtetit që të mos shkarkojnë ujë nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit në mënyrë të pakontrolluar.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur shkarkime nga kaskada e Hidrocentraleve të lumit Drin, dhe situata në zonë e NënShkodres është krijuar si pasojë e reshjeve të shiut dhe fryrjes së lumit Buna. Të dhënat janë bërë publike nga drejtori i Hidrocentralit të Vaut Dejsit, Kujtim Prroni i cili ka inspektuar nga afër situatën e krijuar në fshatin e Obotit, nga vërshimi i ujit. Sipas Prronit, ne HEC- in e Vaut Dejsit po punohen me 5 agregate.

Gjatë 24 orëve të fundit sipasoje e fryrjes së lumit Buna, rreth 900 hektarë tokë bujqësore në zonën e Anës së Malit dhe Dajcit, aktualisht ndodhet nën ‘pushtetin’ e ujit, ndërsa nuk ka probleme në banesa. Fshatrat me në rrezik janë ato të Goricës dhe Obotit.