Prej ores 03 e 30 minuta të mëngjesit të së dielës gjysma e qytetit të Shkodrës dhe zonave periferike ka qënë pa energji elektrike.
Shkak është bërë vërshimi i ujit në nënstacionin e Draçinit i cili ka dalë jashtë funksionit për orë të tëra. Reshjet e shiut kanë bërë që në nënstacion të ketë prezencë uji deri në një metër.
Në këto kushte, punonjësit e këtij nënstacioni kanë stakuar furnizimin me energji dhe është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëseve për të nxjerrë ujin nga nënstacioni. Për rreth katër orë, gjysma e qytetit dhe disa fshatra nuk kanë pasur energji elektrike.
Kjo përmbytje e nenstacionit sipas Sandër Kelmendit Përgjegjës i Nënstacioneve të Shkodrës ka ardhur si pasojë e mos vënies në funksion të stacionit te pompimit në kohën kur u projektua bypassi i unazës.
‘Pas heqjes së ujit dhe ndërprerjes së reshjeve të shiut, situata në nënstacion është normalizuar dhe energjia elektrike është rikthyer. Nese reshjet vijojne të jenë intensive përfaqësuesit e OSHEE- së bëjnë të ditur se nënstacioni rrezikon serish përmbytje’. - është shprehur Kelmendi.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO