Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sonte në hapjen e qendrës multifunksionale ‘Art-Turbina’ foli përpos Teatrit Kombëtar edhe për Bibliotekën Kombëtare pas përmbytjes në datë 23 qershor nga reshjet e shiut. Rama u shpreh se rindërtimi është kohë e humbur, para e hedhur dëm dhe është thjeshtë shtyrje për më vonë e zgjidhjes së problemit duke paralajmëruar kështu ndërtimin e një godine të re për Bibliotekën Kombëtare.
Në parapëlqejmë që të rindërtojmë sikur kemi bërë me disa dhe po bëjmë se kushton më pak. Por si në rastin e stadiumit, teatrit dhe Bibliotekës Kombëtares, e cila sapo kaloi edhe një moment dramatik për shkak të prurjeve të ujit, rindërtimi duke shfrytëzuar mjedisin ekzistues është kohë e humbur, para e hedhur dëm dhe është thjeshtë shtyrje për më vonë e zgjidhjes së problemit.
Edi Rama
Pak ditë më parë edhe Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani në një deklaratë për mediat u shpreh se godina është jashtë cdo standardi, ndërsa zgjidhja është ndërtimi i një godine të re.