Përmbytje në Gjermaninë jugore, raportohen për 20 të zhdukur! Situata mbetet kritike

Përmbytje në Gjermaninë jugore, raportohen për 20 të zhdukur! Situata mbetet kritike

Gjermani

Situata e përmbytjeve në jugun e Gjermanisë mbetet ende kritike sidomos në zonën e Rems-Murr në rajonin e Shtutgartit.Sipas mediave vendase deri më tani raportohen të paktën 20 persona të zhdukur.

 Nga pamjet e publikuara, shihen makina të dëmtuara që qëndrojnë njëra mbi tjetrën, shkruan Bild.

“Është e paqartë nëse njerëzit janë të zhdukur. Kjo për shkak se rrethet Schlechtbach dhe Klaffenbach janë pjesërisht të përmbytura dhe shërbimet e urgjencës nuk kanë shkuar ende në të gjitha ndërtesat”, thanë zyrtarët e policisë.

Ndërsa një zjarrfikës vullnetar vdiq gjatë një operacioni shpëtimi. 42 vjeçari, ishte në një anije shpëtimi së bashku me katër zjarrfikës të tjerë kur anija u fundos të shtunën vonë.

Trupi i viktimës u nxor të dielën herët (2 qershor), tha një zëdhënës i qytetit bavarez, Pfaffenbach an der Ilm, i cili ndodhet rreth 50 kilometra larg Munihut

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë