Situatë kaotike me përmbytjet në Greqi, Bullgari e Turqi! 9 persona të vdekur

Nëntë persona kanë humbur jetën në stuhitë me reshje të dendura shiu që përfshirë përveç Greqisë dhe Bullgarinë e Turqinë. 

Greqi, policia ndaloi trafikun në qytetin e Volosit, në rajonin malor të Pilionit dhe në ishullin turistik Skiathos, pasi shirat rekord shkaktuan të paktën 2 të vdekur dhe mbuluan rrugët.

Në Bullgari, kryeministri Nikolay Denkov deklaroi se dy persona kishin vdekur dhe tre të tjerë ishin shpallur të humbur pasi një stuhi shkaktoi përmbytje në jug të vendit.

Në Stamboll, shirat e dendura mbuluan gjithashtu rrugët dhe lanë të vdekur 2 persona.

Autoriteteve iu desh të shpëtonin një dyzinë njerëzish që kishin mbetur të bllokuar brenda një librarie, ndërsa disa stacione metroje u mbyllën.

 

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër