Rrugë të shndërruara në lumenj dhe automjete që i merr rrjedha me vete duke shkaktuar një të vdekur, kjo është situata në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Qyteti në Ellicott City i Maryland u godit në fundjavë nga stuhia e fuqishme subtropikale Albert.
Autoritetet shpallën gjendjen e emergjencës ndërsa ekipet e emergjencës u erdhën në ndihmë disa drejtuesve të automjeteve që u gjendën papritur mes rrymave të ujit që pushtuan rrugët.
Kjo është hera e dytë që qyteti goditet nga stuhi të tilla, ajo e korrikut 2016 la dy të vdekur dhe dhjetra banesa të shkatërruara. Në disa zona, niveli i ujit arriti mbi katin e parë të ndërtesave.
(Përmbytjet në Maryland të SHBA-ve)
Komento