TIRANË - Reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë prej ditës së djeshme si rrallë herë kanë alarmuar vendin. Fryrja e lumejve për shkak të prurjeve të shumta ka bërë që qindra hektarë tokë të jenë nën ujë. Dhjetra banesa janë izoluar dhe dhjetra të tjera rrezikohen. Janë evakuar banorët e disa zonave të vendit.
Situata më e rënduar paraqitet në qarkun e Shkodrës ku nga reshjet e dendura si dhe hapja e portave të shkarkimit të hidrocentraleve të kaskadës se lumit Drin në veri, kane sjellë përmbytjen e 2000 ha tokë dhe 100 familje janë evakuar. Problematikë mbetet Vlora dhe Fieri të fryrjes së lumit Vjosa. Në Komunën Novoselë uji lumi Vjosa vërshon mbi Urën e Mifolit. Në Elbasan, aksi Elbasan- Gramsh është përmbytur nga dalja e lumit Devoll.

2855 HA TOKE NEN UJE, EVAKUOHEN 160 FAMILJE
Ora 18:00
Ministria e Brendshme ka publikuar para pak minutash, një raport mbi situatën e përmbytjeve në vend. Situata me e rende mbetet Shkodra dhe komuna e Novoseles ne Vlore.

"Bazuar në informacionet e grumbulluara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile, nga specialistët e Emergjencave Civile në Institucionet e Prefektëve, Stacionet e PMNZSH-së në rrethe, drejtuesit dhe përfaqësuesit e Njësive të Qeverisjes Vendore, si dhe nga pika të tjera kontakti në nivel qendror dhe vendor, situata ka qenë si më poshtë:

QARKU SHKODER
Situata në rrethin e Shkodrës gjatë ditës së sotme është si më poshtë:
Aktualisht në territorin e rrethit Shkodër sipërfaqja e mbuluar nga uji është reduktuar ndjeshëm dhe mbeten nën ujë rreth 2000 ha tokë, kryesisht në Bashkinë Shkodër, zona e Bahçallekut dhe Ajasëm, komunat Ana e Malit, Berdicë, Dajç, Guri i Zi, Bushat. Janë në prezencë të ujit rreth 60 shtëpi ku gradualisht uji po largohet. Janë evakuar rreth 110 familje të cilat janë akomoduar tek të afërmit e tyre dhe një pjesë në konviktin e Shkollës Industriale. Niveli i ujrave po vazhdon të bjerë ndjeshëm. Aksi i rrugës nacionale në harkun e Bërdicës është i krejtëisht i kalueshëm.

QARKU LEZHE
Reshjet me intesitet të dobët ka ndikur në përmirësimin e situatës, ndërsa niveli i ujrave në lumenjë dhe kolektorë vijon të bjerë. Siperfaqet e tokave bujqësore me prezencë uji janë: Në zonen e Zadrimës 200 ha, Komunat Dajç, Blinisht, Balldre, Kallmet; Në zonen e Bregut të Matës 300ha, Komunat Kolsh, Zejmen, Shenkoll; Në zonen Fushë Gjormë 100 ha, Bashkia Laç, Mamurras e Kom. Në zonën Fushë Mamurras, Adriatik 80 ha, Bashkia Mamurras, K. F.Kuqe.
Gjendja e rezervuarëve vijon të mbetet normale.
Për sa i përket pretendimeve se në fshatin Tale, të komunës Shënkoll, Lezhë, është çarë një argjinaturë dhe për pasojë 6 familje kërkojnë të evakohen, informacioni nuk është i saktë. Argjinatura është në gjendje normale, pa asnjë dëmtim.

QARKU VLORE
Në qarkun e Vlorës, situata problematike vijon në Urën e Mifolit, në fshatrat Fitore, Trevllazën, dhe Novoselë të komunës Novoselë. Aktualisht reshjet kanë pushuar dhe situata është në përmirësim.
Prurjet e lumit Vjosa po pakësohen dhe niveli i ujit tek ura e Mifolit vazhdon të jetë nën 6 m. nga 7 m. që është pika kritike. 4-5 km larg urës së Mifolit në vendin e quaajtur Grykë Pishë, digë mbrojtëse e lumit ka pësuar një çarje dhe për pasojë janë përmbytur reth 130 ha tokë djerrë.
Janë evakuar 30 familje të fshatrave të bregut të lumit Vjosë (fshati Fitore, Novoselë, Zhurë dhe Grykë Pishë), si edhe tre familje që ndodhen pranë urës së Mifolit.

QARKU FIER

Situata po vjen drejt përmiresimit. Aktualisht, toka bujqësore të përmbytura janë: komuna Hekal 40 ha, komuna Kutë 40 ha, komuna Frakull 40 ha dhe komuna Cakran 25 ha.
Në komunën Levan, situata e rreth 38 familje të fshatrave Ferras dhe Çervez 2, me prezencë uji është drejt përmirësimit, pasi niveli i lumit Vjosë është në rënie të vazhdueshme.
Në lumin Seman, prurjet tek ura e Mbrostarit vazhdojnë të mbeten në kuota maksimale.
QARKU DURRES
Situata në qarkun e Durrësit po vjen drejt normalizimit të plotë. Gjatë ditës së sotme janë evakuar reth 20 familje në fshatin Katund i Ri , komuna Sukth.
QARKU ELBASAN
Në qarkun e Elbasanit problem mbetet bllokimi i aksit rrugor Cërik – Banjë – Gramsh, bllokuar si pasojë e prurjeve te materialeve inerte të lumit Devoll.
QARKU KORCE
Gjatë ditës së sotme në të gjithë territorin e qarkut Korçë ka patur mot me rreshje të dobëta dhe kalimtare shiu dhe bore në lartësi mbi 1000 m. Aktualisht nuk ka rreshje dhe temperaturat janë pozitive. Qarkullimi rrugor në rrugët nacionale dhe rurale është normal.

Gjatë ditës së sotme janë evidentuar disa nga dëmet e krijuara nga reshjet e dendura të shiut. Bordi i Kullimit Korçë ka konstatuar se në tokat bujqësore të komunave Pirg dhe Libonik, rrethi Korçë, rreth 70 ha tokë është e mbuluar nga uji.

MINISTRIA E BRENDSHME NE RANG VENDI: 3000 HA TOKE E PERMBYTUR
Ora 14:30 Ministria e Brendshme bën publike situatën ë përmbytjeve në rang vendi. Situata më problematike paraqitet në Shkodër kur sot në mesditë janë rreth 2000 ha tokë e përmbytur. Në rang vendi sipas ministrisë janë mbi 3000 ha tokë të përmbytura dhe mbi 200 familje janë evakuar si dhe mbi 100 banesa janë nën ujë. Ministria deklaron se situata në të gjithë vendin po përmirësohet.

Rreth orës 17:40, në zonën e Tales në Lezhë, 6 familje të bllokuara kërkojnë ndihmë për t'u evakuar. Përmbytja ndodhi pas shkatërrimit të argjinaturave nga baticat e detit

RRETHI SHKODER 


Aktualisht në territorin e rrethit Shkodër është përmbytur rreth 2000 Ha tokë, kryesisht në Bashkinë Shkodër, zona e Bahçallekut dhe Ajasëm, por edhe në komunat Ana e Malit, Berdicë, Dajç, Guri i Zi, Bushat.
Janë në prezencë të ujit rreth 60 shtëpi, ku gradualisht uji po largohet.
Janë evakuar rreth 110 familje, të cilat janë akomoduar në të afërmit e tyre dhe një pjesë në konviktin e Shkollës Industriale. Evakuim ka qenë i përkohshëm, pasi gjatë ditës së sotme familjet janë rikthyer në banesat e tyre. Aksi i rrugës nacionale në harkun e Bërdicës është i hapur.

QARKU VLORË
Në qarkun e Vlorës, situata më problematike paraqitet në Urën e Mifolit, në fshatrat Fitore, Trevllazën, dhe Novoselë të komunës Novoselë.
Aktualisht reshjet kanë pushuar dhe situata po vjen duke permiresuar.
Prurjet e lumit Vjosa po pakesohen dhe niveli i ujit tek ura e Mifolit është 6 m nga 7 m që është pika kritike.
Janë evakuar 30 familje te fshatrave të bregut të lumit Vjosë (Fshati Fitore, Novoselë, Zhurë dhe Grykë Pishë), si dhe tre familje që ndodhen pranë urës së Mifolit.

QARKU FIER
Edhe ne qarkun e Fierit situata po vjen drejt përmiresimit.
Më konkretisht toka bujqësore të përmbytura janë:
komuna Hekal 50 ha, komuna Kutë 50 ha, komuna Frakull 50 ha dhe komuna Cakran 30 ha. Në komunën Levan, rreth 38 familje të fshatrave Ferras dhe Çervez 2, jane prekur nga prezenca e ujit, por jo në banesa.
Problematike aktualisht paraqitet gjendja në lumin Seman pasi prurjet tek ura e Mbrostarit jane në kuota maksimale

QARKU DURRËS
Situata në qarkun e Durrësit po vjen drejt normalizimit të plotë. Gjatë ditës së sotme janë evakuar reth 20 familje ne fshatin Katund i Ri , komuna Sukth.
Në gjithe qarkun po punohet për eleminimin e pasojave të përmbytjeve

QARKU LEZHË

Ora 17:40 Në zonën e Tales, 6 familje të bllokuara kërkojnë ndihmë për t'u evakuar. Përmbytja ndodhi pas shkatërrimit të argjinaturave nga baticat e detit
Në këto momente aty ndodhet edhe deputeti Gjovalin Kadeli, i cili kërkon ndihmë nga emergjencat për evakuim.
Siperfaqe të tokave bujqësore me prezencë uji janë:
Në zonen e Zadrimës 300ha, Komunat Dajç, Blinisht,Balldre, Kallmet;
Në zonen e Bregut të Matës 400ha, Komunat Kolsh, Zejmen, Shenkoll;
Në zonen Fushë Gjormë 150ha, Bashkia Laç, Mamurras e Kom. Fushë Kuqe;
Në zonen Fushë Mamurras, Adriatik 100ha, Bashkia Mamurras, K. F.Kuqe.

Në rrethin Mirditë
problem paraqesin bllokimi i rrugëve rurale nga materialet inerte të rëna nga pjerrtësit malore si dhe shembje të nje segmeti rruge, konkretisht:
-Rruga Rrëshen-Kurbnesh, në afersi të fshatit Farrë, kemi prezecë inertesh;
-Rruga Rrëshen-Malaj, në afersi të fshatit Bungaj, kemi prezencë inertesh.
Problem paraqet dëmtimi i argjinaturën në përroit në fshatin Troshan, Komuna Blinisht të rrethit Lezhë, nga rreshjet, situata është rënduar, me pasoja për banesat, shkollën, infrastrukturën etj.

QARKU ELBASAN
Në qarkun e Elbasanit problem është vetëm bllokimi i aksit rrugor Cërik – Banjë – Gramsh, bllokuar si pasojë e prurjeve të materialeve inerte të lumit Devoll.
Në të gjitha zonat vijon puna për normalizim e plotë të situatës.

LUMI VJOSE VERSHON TEK URA E MIFOLIT NE AKSIN VLORE- FIER

Ora 18:00
Në Novoselë është dëmtuar linja, që furnizon me energji elektrike fshatrat Fitore, Bushane dhe Poro. Mbi 30 banesa gjenden nën ujë dhe 100 të tjera janë në rrezik.

Ora 15:00
Në mesditë, për të parë situatën në Novoselë, mbërriti prefekti i qarkut të Vlorës, Eduart Velçani, i cili pa nga afër situatën e përmbytjeve. Nëse situata do të përkeqësohet në vazhdim, Velçani vuri në dukje se do të jetë Shtabi i Emergjencave që do të trajtojë gjithçka në bashkëpunim me krerët e atyre komunave ku Vjosa ka bërë dëme.  I pranishëm ishte edhe edhe deputeti i zonës, Eltar Deda.

Ora 12: 23 Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati dhe tashmë ka vërshuar tek ura e Mifolit në aksin Vlorë- Fier. Korrespondenti i Tv A1 REPORT informon se aksi kalohet me shumë vështirësi. Situata në komunën e Novoselit sa vjen e bëhet më alarmante. Kryetari i komunës Novoselë në një prononcim për Tv A1 REPORT tha se nëse prurjet do shtoheshin rrezikoheshin 300 banesat e kësaj komune.

Ora 09:00 Kanan Shakaj, kreu i komunës Novoselë në një prononcim për TV A1 REPORT tha se njerëzit dhe bagëtitë janë evakuar dhe janë jashtë rrezikut. “Nëse shirat do të vijoijnë do kemi problem. Janë përmbytur 800 ha anës Vjosës. 15 banesa janë të përmbytura, nëse dëmtohen argjinatura rrezikohet I tërë fshati, 300 banesa. “ – tha Shakaj.

KORCE, ZGJEROHET HARTA E PERMBYTJEVE NE FUSHEN E MALIQIT

Ora 11: 17 Zgjerohet harta e përmbytjeve në Fushën e Maliqit. Reshjet e shiut, të cilat kanë vijuar gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme kanë bërë që tashmë toka bujqësore që është nën ujë të arrijnë në 150 ha.
Problematike vijon të mbetet zona pranë Pyllit të Fazanve,e cila ngjason me një liqen. Nën ujë ndodhen kryesisht të lashtat si gruri dhe elbi. Krahës reshjeve intesive në zgjerimin e hartës së përmbytjeve në këtë zonë ka ndikuar dhe mosfunksionimi i kanaleve kulluese.  Lexoni shkrimin e plote

FIER, PRURJET E LUMIT VJOSE NE PIKEN KRITIKE

Ora 11: 00
Nga efektivat e ndërhyrjes së shpejtë janë vënë në dispozicion mjete lundruese. Më e rënduar situata paraqitet në fshatrat Cerven, Kashisht dhe Pishporo, ku për t’i paraprirë gjëndjes kanë filluar edhe evakuimet e para të gjësë së gjallë. Situata e prurjeve të lumit Vjosë vazhdon të mbetet kritike. Disa hektarë tokë dhe 5 banesa në fshatin Ferras janë prekur nga uji buzë shtratit të këtij lumi, janë prekur nga përmbytja. Shtabi i emergjencës, drejtuesit e pushtetit vendor, efektivat e Policisë dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë janë instaluar në vendngjarje, duke ndjekur nga afër situatën. Të gjitha efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier kanë kaluar në shërbim të përforcuar dhe në bashkëpunim me shtabin e emergjencës dhe njësitë vendore po monitorojnë situatën dhe në rast përkeqësimi të saj pritet të bëhet evakuimi i banorëve dhe bagëtive të zonave të përmbytura. Aktualisht situata e prurjeve të lumit Vjosë mbetet e lartë dhe rreziku i daljes së tij nga shtati është evident. Prurjet kanë arritur pikën më kritike.

BLLOKOHET AKSI ELBASAN- GRAMSH

Ora 08: 36
Në Elbasan është bllokuar aksi Elbasan- Gramsh për shkak të daljes nga shtrati të lumit Devoll. Përpos ujrave në rrugë vërshon uji që shkarkohet nga HEC Banjos. Shtabi I emergjencës Mustafa Arapi informon se të gjithë drejtuesit duhet të shmangin kalimin në këtë aks ndërkohë. Dhjetëra mjete të bllokuara në rrugën Elbasan-Gramsh, në rrugë kanë mbetur të bllokuar edhe autobusët e linjës së Korçës