Përmbytjet në Spanjë/ 213 viktima dhe 1900 të zhdukur! Polumbarët zhyten në parkingun e përmbytur me 5700 vende të një qendre tregtare në Valencia: Një varrezë

Valencia"Ai parking është një varrezë." Këto janë fjalët e para të polumbarëve spanjollë, të cilët arritën të zhyten parkingun nëntokësor të qendrës tregtare Bonaire, e cila është përmbytur plotësisht.

Sipas ekipeve të kërkim shpëtimit, të cituara nga gazeta eldiario.es, numri i viktimave mund të jetë i “pallogaritshëm".

Po ashtu, sipas mediave në momentet përmbytjes, të martën pasdite, dyqanet e veshjeve, restorantet dhe kinematë ishin të hapura dhe në godina ishte e populluar me qindra njerëz.

Niveli i ujit është rritur në mbi tre metra dhe parkingu i makinave, me 5700 vende në dispozicion, është kthyer në një kurth vdekjeje.

Qeveria do të dërgojë sot edhe 10 mijë ushtarë dhe agjentë të forcave civile dhe policore të Gardës në zonat e Rajonit të Valencias, Castile La Mancha, Andaluzisë dhe Katalonjës që u prekën më shumë. Këtë e tha kryeministri Pedro Sanchez. 

"Rajoni i Valencias kërkon më shumë ushtarë, makineri, fonde për t'u përballur me përmbytjen e dytë më të keqe të shekullit të regjistruar në Evropë, për këtë arsye qeveria do të dërgojë sot 5 mijë ushtarë të ushtrisë për t'iu bashkuar 3 mijë tashmë të dislokuar, dhe 5 mijë të tjera mes Guardia Civile dhe forcave policore tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në një deklaratë institucionale pas komitetit të krizës në Moncloa.

Shifra e të vdekurve sot ka shkuar në 213, dhe shumica e viktimave janë regjistruar në dhe rreth Valencias, ndërsa 1900 janë ende të zhdukur.

Rreth 366 mijë banorë janë pa ujë të pijshëm dhe 50 mijë në errësirë. Vullnetarët punojnë me ekipet e shpëtimit për të pastruar rrugët dhe shtëpitë nga balta dhe rrënojat.

Mijëra persona kanë udhëtuar drejt zonave rurale për të ndihmuar në përpjekjet për pastrim të zonës ndërsa ka paralajmërime që do të ketë reshje të reja përgjatë fundjavës në atë rajon. 

Qeveria federale në Madrid është përballur me kritika se nuk e ka mobilizuar ushtrinë më shpejt dhe e ka refuzuar një ofertë të Qeverisë franceze, për të dërguar 200 zjarrfikës.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, është zotuar se do të bëjë gjithçka që është e mundshme për t’i ndihmuar banorët e prekur nga katastrofa.

Ndryshimet klimatike besohet se janë duke kontribuuar në ashpërsimin e vërshimeve.

Në një raport paraprak i agjencisë Atributi i Motit Botëror, e përbërë prej një grupi shkencëtarësh nga e gjithë bota, që analizojnë rolin e ngrohjes globale në motin ekstrem, është vlerësuar se reshjet e shiut janë 12 për qind më të ashpra sesa që kanë qenë më parë, dhe një mot i tillë ka dyfish më shumë shanse që të përsëritet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave

1730584523_559bd1a0987711ef9a64e3368355.jpg

Spanjë

Ka shkuar në 213 numri i viktimave nga përmbytjet apokaliptike në Spanjë, konkretisht në Valencia dhe qytetet rreth saj.

210 prej tyre vdiqën në rajonin e Valencias, 2 në Castile-la-Mancha dhe 1 në Andaluzi.

Qeveria spanjolle ka njoftuar se do të dërgojë 10,000 ushtarë dhe policë shtesë në Spanjën juglindore për të ndihmuar të dëmtuarit dhe për të kërkuar personat e zhdukur, numri i të cilëve besohet se është 1900.

Ora 17:23
VIDEO/ Qendra tregtare e përmbytur në Spanjë, polumbarët: I pallogaritshëm numri i viktimave në parkingun nëntokësor

Aldaya, Spanjë - Mediat italiane kanë publikuar pamje nga qendra tregtare Bonaire, parkingu i cilës është përmbytur plotësisht si pasojë e reshjeve intensive.

Sipas polumbarëve, në parkingun me kapacitetet 5200 vende, numri i viktimave është i pallogaritshëm për momentin.

Ora 16:19
Spanjë/ Polumbarët zhyten në parkingun e përmbytur të një qendre tregtare në Valencia: Një varrezë

"Ai parking është një varrezë." Këto janë fjalët e para të polumbarëve spanjollë, të cilët arritën të zhyten parkingun nëntokësor të qendrës tregtare Bonaire, e cila është përmbytur plotësisht.

Sipas mediave, në momentin e përmbytjes, të martën pasdite, dyqanet e veshjeve, restorantet dhe kinematë ishin të hapura dhe në zonë kishte qindra njerëz.

Niveli i ujit është rritur në mbi tre metra dhe parkingu i makinave, me 5700 vende në dispozicion, është kthyer në një kurth vdekjeje.

Sipas ekipeve të kërkim shpëtimit, të cituara nga gazeta eldiario.es, numri i viktimave mund të jetë i “pallogaritshëm".

Ora 16:00
Valencia/ Shpëtohet gruaja e bllokuar në makinë për 3 ditë

1730560229_shutterstockeditorial14855893b.jpg

Spanjë

Një grua është shpëtuar pasi kishte kaluar 3 ditë e bllokuar Brenda një makine në fund të një nënkalimi në Benetússer, një nga qytetet më të goditura nga përmbytjet rreth Valencias.

Ora 15:49
Përmbytjet në Spanjë/ 1800 biznese të shkatërruara dhe 4500 të tjera të dëmtuara

1730559604_2181391582.avif

Spanjë

Dhoma e Tregtisë e Valencias vlerëson se rreth 4,500 biznese në provincë kanë pësuar dëme dhe se rreth 1,800 nga këto biznese mund të jenë shkatërruar nga dëmet nga përmbytjet. Komunat e prekura, sipas të njëjtit raport, kanë një popullsi prej 845.371 banorësh, e barabartë me 31.8% të popullsisë së provincës së Valencias.

Ora 13:43
Mund të ketë njerëz brenda! Na ndihmoni! Përmbytjet në Spanjë, vullnetarët gërmojnë baltën ku është groposur makina (VIDEO)

 

Mijëra persona kanë udhëtuar drejt Valencias e zonave rurale për të ndihmuar në përpjekjet për pastrim të zonës, ndonëse të premten autoritetet kanë paralajmëruar se trafiku do të kufizohet përgjatë fundjavës në atë pjesë, për të siguruar qasje më të lehtë për punëtorët e urgjencave.

Një grup vullnetarësh gërmojnë me kazëm për të nxjerrë makinën e bllokuar nga balta.

Ka shumë makina të groposura nga balta e na duhen njerëz sepse nuk e dimë cfarë kanë brenda. Mund të ketë njerëz që kanë ngecur brenda, na ndihmoni ju lutem.  

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 02/11/2024 19:26

    Shpresoj te kete sa me pak viktima ose ne rastin me te mire fare , nje goditje e rende per popullin Spanjoll shpresoj qe zoti tju jap force per ta kaluar kete moment te veshtire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?