Përmbytjet, 17 mijë ha tokë nën
ujë, ndihma për banorët e preku

Përmbytjet, 17 mijë ha tokë nën<br />ujë, ndihma për banorët e preku
Shirat e rënë gjatë së mërkurës kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve në jug të vendit, ku lumi Vjosë ka dalë sërish nga shtrati.
 
Ora 12:50 Komuna e Novoselës, 30 shtëpi dhe 1800 ha tokë nën ujë
Një bilanc i shtabit të emergjencave në Vlorë bën me dije se aktualisht në komunën e Novoselës janë të përmbytura 30 banesa dhe një sipërfaqe prej 1800 hektarësh.  Ndërkohë mësohet se prezencë uji ka pasur në 602 banesa dhe 3000 hektarë tokë.  Aktualisht 95 familje janë rikthyer në banesat e tyre pas përmbytjes, ndërsa janë rreth 260 aktivitete që kanë pësuar dëme nga këto përmbytje.

Sipas këtij bilanci aktualisht raportohet se kanë ngordhur rreth 100 kokë bagëti të imta si edhe 4000 mijë shpend. 

Të gjitha shkollat 9- vjeçare dhe të mesme të komunës Novosele nuk zhvillojnë mësim gjatë ditës sotme për shkak të përmbytjeve.
 
Ora 11:47 Zëvendëskryeministri Peleshi bëri një panoramë të situatës aktuale dhe të angazhimit të autoriteteve në terren, gjatë seancëës plenare në Kuvend

Dita 6
17 mijë ha tokë, bujqësore e zona të banuara nën ujë
5 mijë ha, zona të banuara ku janë përqendruar ndihmat
500 qind familje të evakuara
Evakuimi është bërë konviktet e shkollave të Vlorës dhe Fierit, por pjesa më e madhe kanë zgjedhur të shkojnë pranë familjarëve të tyre
2500 pako ushqime janë shpërndarë për familjet në zonat e mbytura
2100 forca e qindra mjete, emergjencat civile, policitë lokale, Delta Force, FNSH Fier, RENEA, FA, shërbimet e zjarrfikësve, bordet e kullimit, qendrat vullnetare të emergjencave civile janë angazhuar

Ora 08:30 Vjosa del sërish nga shtrati, përmbyt fshatin Fitore
Si pasojë e prurjeve nga Gjirokastra, Tepelena dhe Përmeti, niveli i lumit Vjosë ka dalë rreth 1 metër e gjysmë mbi nivelin e saj normal. Kështu, janë shkaktuar përmbytje në fshatin Fitore të komunës së Novoselës në Vlorë, zonë e cila paraqiti situatën më kritike gjatë katër ditëve të përmbytjeve në jug.

Novoselë, banorët rikthehen në banesa, ushtria në ndihmë të të prekurve
Problematike mbetet situata edhe në fshatrat e tjerë të komunës Novosele ku sërish dhjetëra hektarë toke dhe shumë banesa ndodhen në pushtetin e ujit. Disa prej banorëve të këtyre komunave janë rikthyer në banesat e tyre të cilat janë liruar nga uji, por ajo me të cilën janë përballur i ka shokuar.

Uji ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në këto godina, ndërsa shumë biznese, si pulari apo baxho kanë falimentuar.

Forcat e ushtrisë dhe Shtabi i Emergjencave vijojnë të jenë në terren dhe të shpërndajnë ndihma ushqimore për banorët.
 
Fier, fshatrat Darëzezë dhe Ferras më të prekurit nga përmbytjet
Shtëpi të përmbytura, toka bujqësore nën ujë dhe banorë të evakuuar që mendjen e kanë tek shtëpitë e tyre nën ujë, pasi frika se hajdutët i mësyjnë është e madhe. Kjo është panorama në ditën e pestë të përmbytjeve të fshatrat Darëzesë e Ferras të Fierit, të cilët janë ndër të prekurit nga përmbytjet.

Aktualisht më kritike situata është fshatin Darëzezë ku shumica e banorëve vijojnë të jenë të evakuuar.

Sakaq në disa zona të këtyre fshatrave shumë barinj ndodhen me bagëtitë e tyre dhe bëjnë apel për ndihmë karshi instancave përkatëse. Ndihma që ata kërkojnë konsiston kryesisht në ushqim për bagëtitë e imta.  

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet