Përmbytjet, aksi Tiranë-Durrës
vijon i bllokuar prej 5 orësh/ VD

Përmbytjet, aksi Tiranë-Durrës<br />vijon i bllokuar prej 5 orësh/ VD<br>
Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë. Në disa qarqe të vendit janë regjistruar edhe përmbytjet e para, ndërsa institucionet janë në gatishmëri. Pasditen e sotme rreth orës 18:00 është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës si pasojë e përmbytjeve nga shiu.

Autostrada Tiranë –Durrës është bllokuar në afërsi të kilometrit të gjashtë, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur në 1 metër, ndërsa reshjet vijojnë. Aksi Tiranë-Durrës është mbuluar tërësisht nga uji, ku dhjetëra makina ndodhen gjithashtu nën ujë, ndërsa drejtuesit e tyre janë larguar nga policia.

Policia Rrugore njofton se ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore. Nisur nga situata e vështirë në autostradë kanë ndërhyrë Forcat e Armatosura. Tre motor-pompa të komandës mbështetëse kanë arritur në afërsi të Kthesës së Rinasit për të larguar ujin.

Makinat kthehen te kthesa e Kamzës, ndërsa itinerari për në Rinas devijohet nga Kamza. Gjithashtu është përmbytur nënstacioni i Kasharit duke lënë pa energji Kamzën, Laprakën dhe Kombinatin. Në autostradë janë përmbytur edhe disa biznese dhe banesa. Në Tiranë probleme janë regjistruar edhe në Laknas. Ndërsa përpos qarkut të Tiranës ka përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në Vlorë, në Gjirokastër, Lezhë dhe në Shkodër.

“Në autostradën Tiranë -Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra. Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.

Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit. Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do tju vijnë në ndihmë menjëherë”.

[gallery]24969[/gallery]

Tiranë, përmbyten 3 banesa  në Laknas nga reshjet e shiut
Janë evakuuar edhe 3 familje në Laknas, pasi uji ka përmbytur banesat e tyre. Emergjencat Civile kanë marrë masat duke evakuuar banorët, ndërsa situata paraqitet e vështirë.

Edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit ka rrugë të përmbytura dhe trafik të rënduar. Ndërsa uji nuk ka kursyer edhe ambientet e komisariatit nr. 5.  Në ambientet e institucionit ka prani uji, por nuk është përmbytur. 

Qarku i Vlorës
Tre familje janë evakuuar në fshatin Risili për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Shushicë. Familjet që janë evakuuar rrezikoheshin që të prekeshin nga prurjet e lumit prandaj janë zhvendosur nga Emergjencat Civile. Në orët në vijim pritet që të evakuohen familje të tjera.

Qarku i Gjirokastrës
Pjesa e poshtme e qytetit të Gjirokastrës, gjatë orëve të pasdites së sotme, është përmbytur nga ujërat e shumta si pasojë e reshjeve që kanë rënë gjatë gjithë ditës pa pushim. Për gati 45 minuta, është paralizuar lëvizja e automjeteve në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, përballë varrezave të qytetit, në kufi me Lazaratin. Përroi i tej fryrë ka dalë nga shtrati i tij duke bllokuar edhe rrugën.

Për rrjedhojë, me dhjetëra automjete që qarkullonin në të dy anët e rrugës, janë bllokuar derisa kanë ndërhyrë fadromat e Ndërmarrjes Rajonale të Rrugëve për të sistemuar inertet që sillte përroi.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë disiplinuar dhe menaxhuar më tej lëvizjen e automjeteve. Ndërkaq, probleme ka pasur edhe në pjesët e sipërme të qytetit ku rrugët e gurta, kanë qenë tërësisht nën pushtimin e ujërave. Detashmenti i mbështetjes rajonale ka dislokuar 6 efektivë dhe 1 zjarrfikëse për largimin e inerteve.

Qarku Fier
Sipas gazetarit të Report Tv në qarkun e Fierit, situata paraqitet e qetë, por institucionet janë të gjithë në gatishmëri.

Lezha në errësirë situata vijon të përkeqësohet
Moti i keq dhe me shira ka krijuar probleme edhe në Lezhë, kryesisht me mungesën e energjisë elektrike. Fshatra janë më të prekurit nga kjo situatë që ka nisur që sot paradite. Si pasojë e defekteve të krijuara kanë mbetur pa energji elektrike disa zona si: Barbulloja, Rrila, Torovica, Zadrima, zona e Kallmetit dhe ajo Ungrejit.

Linja e tensionit të mesëm që furnizon fshatrat Torovicë, Malecaj e Kolëjakaj ka pësuar dëme të konsiderueshme duke vështirësuar furnizimin me energji të zonës edhe në ditët në vazhdim.

OSHEE ka bërë të ditur se furnizimi me energji i hidrovorëve vijon pa ndërprerje dhe ato janë në punë me kapacitet të plotë. Ekipet e riparimeve të defekteve vijojnë të jenë në terren, por nuk po favorizohen aspak nga moti që vijon të përkeqësohet dhe të vështirësojë ndërhyrjen e elektricistëve në terren.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë