TIRANE - Në kushtet e temperaturave të ulëta, Bashkia e Tiranës ka marrë masa mbi krijimin e kushteve normale për familjet e shpërngulura në Tufinë për shkak të përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut. Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, Besjona Deda, tha se po krijohen kushtet për përballimin e motit të ftohtë për disa familje të shpërngulura nga Bregu i Lumit, të cilët iu rrezikua banesa nga reshjet e ditëve të fundit dhe u vendosën në repartin ushtarak të Tufinës, si një mundësi e vetme që u pa për t’i sistemuar.
“Duke qenë se kushtet e repartit nuk ishin të përshtatshme për përballimin e motit të ftohtë, me ndihmën e organizatave partnere dhe donatorëve mundësuam krijimin e kushteve të përshtatshme, izolimin e repartit, sjelljen e një bolieri depozite për të furnizuar me ujë të pijshëm dhe tualete lëvizëse”, u shpreh Dede.
Krahas këtyre ndërhyrjeve në godinat ekzistuese, Bashkia e Tiranës ka marrë masa edhe për të ofruar ngrohje në kushtet kur temperaturat e ulëta të ditëve të fundit.
“Ne ndihmën e Bashkisë së Tiranës u mundësua sjellja e sobave të drurit të cilat do të krijojnë një mjedis të ngrohtë për të përballuar motin e ftohtë që pritet në ditët në vijim dhe situatat nën zero”, tha Dede.
Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës tha se Bashkia e Tiranës do të jetë pranë kategorive në nevojë, për të përballuar këtë situatë të ftohti dhe shmangien e tragjedive njerëzore.
Rreth 45 anëtarë të komunitetit rom janë vendosur në repartin ushtarak në Tufinë pasi mbeten të pastrehë nga marrja e barakave prej Lumit të Tiranës gjatë shirave të rrëmbyer të javës së shkuar. Për të siguruar kushtet mbi përballimin e ditëve të ftohta, u mundësua izolimi termik i repartit, vendosja e depozitës së ujit për furnizimin të vazhdueshëm, tualete dhe dushe të lëvizshme, soba dhe dru për ngrohje. Gjithashtu është garantuar furnizimi me ushqim, batanije, dyshekë e veshmbathje. Mbështetja nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës dhe asistenca mjekësore do të jetë e vazhdueshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
44.7%
-
Jo
47.4%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 38
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës
13 Janar, 10:31
-
Moti i keq/ Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë nga një fshat i Bulqizës drejt spitalit
13 Janar, 10:22
-
VIDEOLAJM/ Përmbytje në Vlorë, Ushtria në ndihmë për heqjen e ujit
13 Janar, 10:15
-
Edison Ypi: Shitu
13 Janar, 10:08
-
Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë
13 Janar, 09:52
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19
-
Bora në Korçë/ Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në terren
13 Janar, 09:19
-
Përmbytje në Vlorë/ Banesat me prezencë uji! Ka rënie dherash në aksin Himarë-Kuç
13 Janar, 09:06