Rreziku nga përmbytja si pasojë e fryrjes së lumenjve ka nisur të ulet nga pasditja e kësaj të enjteje në të gjithë territorin.

Kështu sugjerojnë të dhënat e fundit hidrologjike, të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Përmes një njoftimi për shtyp, IGJEUM bën të ditur se, prurjet e lumenjve do të kthehen në nivele normale për stinën dhe nuk do të jenë më të rrezikshme për përmbytje.

Ndërkohë, gjatë ditës së martë nuk pritet të ketë reshje dhe temperaturat minimale e maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 4 °C / 11 °C; në vendet e ulta: 2 °C / 9 °C; në vendet malore: -6 °C / 5 °C. 

Ndërsa era do të forcohet në bregdet do të arrijë në nivelin mesatar. 

G.F. / Shqiptarja.com