Pavarësisht motit me diell të dy javëve të fundit, gjurmët e përmbytjeve në zonat fushore të Kurbin janë ende prezente. Në disa toka bujqësore vijon të ketë prezencë uji, e në të tjera lagështirë.

Përmbytjet e shumta të këtij dimri kanë shkatërruar të mbjellat, duke shkatuar mjaft dëme për fermerët e fshatrave të Kurbinit. Krahas dëmeve të shumta, prezenca e gjatë e ujit ka dëmtuar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore. Fermerët thonë se nuk ka garanci për të mbjellë më pa u zgjidhur problemi i përmbytjeve, i cili vjen nga mosfunksionimi siç duhet i sistemit të kullimit.

Zonat fushore të Kurbinit janë përmbytur katër herë në harkun kohor të tre muajve, ku pasojat më të shumta janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Bashkia bën të ditur se janë verifikuar dëmet e përmbytjeve të fundit, të cilat ishin edhe më të mëdhatë, dhe bilanci do t’u përcillet institucioneve qendrore, në bazë të udhëzimeve të Qeverisë Shqiptare per dëmshperblimet.