TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka deklaruar se janë të gatshëm të ndihmojnë Shqipërinë e cila po kalon një situatë të vështirë e po përballet me përmbytje. Kim shkruan se është pikëlluar për humbjen e 2 personave si pasojë e motit të keq, duke ngushëlluar familjen, teksa ka pasur një vlerësim për të gjithë që po kontribuojnë sado pak në këtë moment të vështirë.
"Jemi të pikëlluar për vdekjen dhe dëmet që rezultuan nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Shprehim ngushëllime për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës", shkruan Kim.
Si pasojë e motit të keq humbi jetën Pjetër Rushaj së bashku me djalin e tij, Jason, të cilët i mori rrjedhja e ujit. Ndërkohë, prej më shumë se 1 dite Shqipëria është përballur me përmbytje, ku situata paraqitet më problematike në 3 qarqe, Shkodër, Lezhë e Durrës.
Fol me idhullin tend Ramen qe te zhbllokoj investimet ne Shkoder.Leri kto lot krikodili alla shqiptarqe gjoja ju vjen keq.Qeveria mohon ndersa punonjesit e hidrocentraleve konfirmojn qe jan ber shkarkime te pa imagjinuara.Ju gazetaret duhet te kontakroni punonjesit e hidrocentraleve dhe ju tregojn sa eshte shkarkuar qe te mbytet shkodra
PërgjigjuJu mbeshtesni moralisht jo ekonomikisht
Përgjigju