Përmbytjet, lumi rrëmben në
oborr 38-vjeçaren, gjendet trupi

Përmbytjet, lumi rrëmben në<br />oborr 38-vjeçaren, gjendet trupi
POGRADEC - Mëngjesin e sotëm është shënuar edhe viktima e parë nga përmbytjet. Mësohet se lumi Vërdovë në Pogradec ka dalë nga shtrati dhe rrjedha e tij ka marrë një grua 38-vjeçare e cila ka qenë duke tentuar të sistemojë një mbrojtje për banesën e saj nga vërshimi i lumit të Vërdovës i cili ka dalë nga shtrati. 

Lajmi i dhënë fillimisht nga banorë të zonës është konfirmuar më pas nga policia e qytetit të Pogradecit, e cila shtoi se 38-vjeçarja që është marrë nga rrjedha e lumit është Monika Abrashi.

Trupi i pajetë i 38-vjeçares, Monika Abrashi është gjetur në grykëderdhjen e lumit Vërdovë në Liqenin e Ohrit, 5 kilometra larg banesës së saj rreth 1 orë pasi u mor nga rrjedha.

lumi pogradec
(Gryk derdhja e lumit ku është gjetur trupi i pajete) Foto të tjera

Prefekti i Korçës, Ardit Konomi gjatë një lidhje direkte për A1 Report ka dhënë detaje rreth mbytjes së 38 –vjepares nga fshati Vërdovë i pogradecit, e cila është mbytur nga i njëjti lum.

“Shtëpia e së ndjerës pranë lumit. Ajo duhet të ketë qenë duke marrë masapër parandalimin e hyrjes së ujit në banesën e saj dhe do të ketë rrëshqitur.

Gjithashtu ai shton se nga lumi Vërdovë disa banesa dhe dy biznese janë përmbytur, por janë marrë masat prë largimin e ujit me poma dhe për parandalimin e përmytjeve të nbanesave të tjera. “Uji ka hyrë në banesat në hyrje të qytetit të Pogradecit, janë 2 biznese thuajse të përmbytje. Janë angazhuar forcat për pompimin e ujit nga këto objekte. Po merren masa për parandalimin e hyrjes së ujit në disa objekte të tjera.”- tha Konomi.

Monika Abrashi
(Në foto: Viktima  Monika Abrashi)

Ora 12:20 Vlorë, 90 familje rikthen në banesa, mblidhen 15 ton ushqime
Rreth 90 familje janë rikthyer ne banesat e tyre. 15 ton ushqime janë mbledhur nga rezervat e shtetit dhe private. 327 familje kane marre ndihma deri mbrëmjen e djeshme. 93 banesa janë pastruar nga forcat zjarrfikëse duke u krijuat mundësi familjeve për t’u rikthyer ne banesat e tyre. Vjosa rrezikon serish prurje për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet. Janë ngritur 4 grupe të cilat ndodhen në terren për verifikimin e dëmeve.

Ora 12:05 Rama takim me bankat kërkon ​mbështetje për zonat e permbytura
Kryeministri Rama në takim me krerët e bankave të nivelit të dytë. Takimi mbahet ne Kryeministri. Ne takim edhe Guvernatori i ri i BSH, Genti Sejko. Ne takim edhe drejtuesit e shoqerive te kursim kreditit. KM Rama kerkon mbeshtetjen e bankave per kredite e zonave të permbytura.

Kryeministri Edi Rama ka diskutuar per përballimin e situatës në zonat e përmbytura gjate nje takimi qe ka zhvilluar sot në mesditë me drejtues te bankave për kredimarrësit e zonave buqjësore të përmbytura dhe ka kërkuar mbështetjen e tyre. Rama takim me bankat për zonat e permbytura

Ora 11:30 Nishani: Banorët në rrezik,situata të gjykohet me prioritet 
Kreu i Shtetit, Bujar Nishani ka kërkuar sensibilizimin e mëtejshëm të institucioneve shtetërore, për të gjykuar me prioritet situatë e përmbytjeve në vend, pasi sipas tij banorët mbeten në rrezik, deklarata e Presidentit një ditë pasi ka inspektuar situatën në terren. Nishani: Banorët në rrezik, situata të gjykohet me prioritet

Ora 11:15 Përmbytjet, Veliaj: Bizneset të ndihmojnë zonat e prekura
Sa i përket situatës së reshjeve të dendura të shiut në vend, Veliaj kërkoi nga bizneset që të angazhohen në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura, për t’u siguruar atyre ushqime dhe veshmbathje, deri në normalizimin e situatës.
 
“Duke thënë këtë, meqë përmenda ccështjen e përmbytjeve, do të doja të falenderoja anëtarët e komunitetit të bizneseve që janë paraqitur në ndihmë të banorëve të zonës. Të sigurohemi që asnjë familje të mos mbetet në nevojë për ushqime dhe veshmbathje. Pra këto janë dy propozimet konkrete.” tha Ministri Veliaj.

Ora 10:45 Prefekti i Korçës: Kemi evakuar 4 fgamilje, problem me përrenjtë

Prefekti i Korçës, Ardit Konomi gjatë lidhjes direkte për A1 Report ka bërë edhe një panoramë të situatës në qarkun e Korçës. Ai thekson se është hënë urdhër për evakuimin e 4 familjeve në një fshat në Kuçovë, ndërsa thekson se problem aktualisht janë fryrja e përrenjëve të cilat rrezikojnë disa banes. Sipas tij deri tamni nuk ka probbleme nga lumi Devoll i cili është edhe më i madhi që përshkron këtë qark.

"Masat janë marrë ditë më parë. Kemi bërë ndërhyrje urgjente. Kemi dalje të përrenjvenë zonën e kolonjës, kemi dhënë urdhër për evakuimin e 4 familjeve. Nuk kemi probleme me lumenjtë e mëdhenj si Devolli."- tha Konomi.

Rinisin reshjet e shiut, në jug sërish frikë nga përmbytjet 
Reshjet e dendura kanë rinisur gjatë natës duke rritur sërish nivelin e ujit në lumenj i cili ishte ulur një ditë më parë pas rënies së intensitetit të shiut.

Ka qenë pikërisht kjo situatë e parashikuar nga meteorologët arsyeja edhe për thirrjet e autoriteteve që banorët e evakuuar nga zonat e përmbytura të mos kthehen nëpër banesat e tyre.

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë nisur prej 1 jave tashmë kanë mbuluar 17 mijë hektarë tokë dhe kanë përmbytur edhe disa banesa duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale por edhe në bujqësi dhe bagëti në disa zona.

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme bilanci i përmbytjeve deri më tani është 17 mijë hektarë tokë bujqësore nën ujë, 5 mijë hektarë mbi të cilat ka dhe banesa janë gjithashtu nën ujë.  Nga përmbytjet 600 familje të evakukuara, e ndërsa pjesa më e madhe e tyre është strehuar tek fqinjët apo të afërmit. Sipas Ministrisë së Brendshme janë shpërndarë pako ushqime si dhe janë angazhuar 2100 forca në terren. 

Në Vlorë niveli i lumit të Vjosës ka rënë, por situata është nën monitorim pasi ka reshje të shumta në Gjirokastër dhe pritet që të shtohen ndjeshëm prurjet e lumit, në kaskadën e Selevecit niveli i ujit ka rënë 10 cm aktualisht.

Ora 10:10 Reshjet, ARRSH: Ja situata e rrugëve sipas qarqeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor per akset kryesore kombetare raportojnë për paraqitjen e vështirësive në kalimin e akseve kryesore në vend, rekomandohet kujdes per shkak rreshjeve të shiut të dendura gjatë nates, si dhe kalimi me zinxhire në disa nga akset në qarqet e vendit.

ARRSH dhe DPSHTRR ju apelojne  gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to. Reshjet, ARRSH: Ja situata e rrugëve sipas qarqeve 

Ora 10:00 Në Berat reshjet bllokojnë rrugët e qytetit
Reshjet e rëna me shumë intensitet gjatë natës kanë bllokuar rrugët dytësore të Beratit. Kjo ndodh si pasojë e bllokimit të kolektorëve te ujërave.

Rrugët e bllokuara janë pranë lagjes 30-vjetori pranë gjykatës së Beratit, lagja Uznovë e cila është dhe rrugë nacionale që lidh Beratin me Çorovodën. Uji ka përfshirë gjithë segmentin rrugor nga stadiumi Tomori deri në qendër.

Ora 09:40 Basha: Të shtojmë përpjekjet për përballimin e situatës 
Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha përmes rrjetit social “Facebook” u ka bërë thirrje simpatizantëve të PD që të shtojnë përpjekjet për përballimin e situatë së përmbytjeve duke theksuar se të gjithë ata që kanë mundësi të japin ndihmën e tyre sado modeste.
 
Ai shton në postimin e tij se  Dëmshpërblimet e shtetit dhe ndihmat e shoqërisë janë jetike për rimëkëmbjen e situatës.Basha apel simpantizantëve: Të shtojmë përpjekjet për përballimin e situatës

Ora 09:30 Kukës, rinisin reshjet e shiut, Fierza në kuotën 292.2 metër‏ 
Rinisin reshjet e shiut në verilindje të vendit ndërsa sot kuota në hidrocentralin e Fierzës ka shkuar në 292.22 metër. Prurjet e burimeve kryesore që furnizojnë liqenin e Fierzës janë mbi 800 metër kub, në sekondë ndërsa duhen edhe 4 metër që të arrijë kuotën maksimale.

Të katër turbinat janë në punë me  kapacitet të plotë. Liqeni i Fierzës mund të mbajë edhe 500 milionë metër kub ujë. Kuota maksimale e është 296.5 metër.

Liqeni i Fierzës, që shërben si rregullator i ujërave edhe për dy hidrocentralet e tjerë të mëdhenj të kaskadës së Drinit, Komanit dhe Vaut të Dejës, në nivelin maksimal të tij ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2.7 miliard metër kub ujë në nivelin e 296 metra mbi nivelin e detit.Kukës, rinisin reshjet e shiut

fierze

Ora 08:50 Darzeza edhe sot zona më problematike, ja situata në jug
Në orët e para të mëngjesit situata e reshjeve dhe përmbytjeve në zonat jugore si në Gjirokastër ashtu edhe në Fier paraqitet gati-gati e njëjtë si ajo e editove të fundit ku uji mbizotëron në çdo pjesë.

Fshatrat e komunave Frakull e Levan në Fier edhe gjatë ditës së sotme janë nën pushtetin e ujit, teksa reshjet kanë vijuar edhe gjatë natës së mbrëmshme.
Më kritike situata paraqitet në fshatin Darzezë ku shumica e banorëve janë ende të evakuuar.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme në komunën Levan ka nisur groposja e bagëtive të ngordhura.

Në Vlorë situata e përmbytjeve në komunën Novosele paraqitet disi me e qetë teksa gjatë mbrëmjes së djeshme nuk ka pasur reshje shiu.
Uji është tërhequr nga një sipërfaqe e konsiderueshme e tokës dhe shumë banesa.

Pronarët e shumë shtëpive janë kthyer në godinat e tyre ku po përballen me dëmet paraprake.

Ndërkohë përsa i përket Gjirokastrës nuk mund të themi se ka pasur përmirësim të situatës pasi reshjet kanë vijuar dhe kanë shkaktuar kryesisht probleme sa i përket rrëshqitjes së dherave kryesisht në akset rurale.

Ndërkohë edhe në qytet reshjet nuk kanë munguar, por nuk raportohet që lumi Drino të ketë dalë nga shtrati.

Edhe rrethi i Beratit po përballet me reshje intensive që kanë sjellë përmbytjet e rrugëve të qytetit.

Ndërkaq ata që e vuajnë më shumë janë banorët e Urës Vajgurore, shumë prej të cilëve janë ende nën pushtetin e ujit.

permbytje

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë