BULLGARI - Europa duket se po përjeton ditët e saj më të këqija si pasojë e motit të keq. Pas Shqipërisë dhe Greqisë edhe Bullgaria është gjendur përballë “luftës” me kushtet e vështira meteorologjike.
Jugu i Bullgarisë ka shpallur situatën e emergjencës si pasojë e përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fortë. Lumi Cherna i cili kalon në disa komuna në qytetin Smolyan ka dalë nga shtrati duke përmbytur ndërtesat që ndodheshin pranë lumit dhe për këtë arsye autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës.
Po ashtu si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm ka pasur rrëshqitje masive të tokës si dhe një sërë dëmesh në disa prej rrugëve dhe urave të qytetit jugor të Bullgarisë.
Pavarësisht kësaj situate, autoritetet bullgare nuk kanë raportuar për njerëz të bllokuar.
Sipas autoriteteve bullgare situata është shumë e rrezikshme në vendin ku dy lumenjtë, lumi Cherna dhe Lumi Byala, kanë dalë nga shtrati.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com