Qytetarët e Durrësit janë ngritur në protestë masive mbrëmjen e sotme pas përmbytjeve masive që kanë prekur qarkun gjatë ditëve të fundit.
Turma masive e qytetarëve është dyndur drejt dyerve të bashkisë teksa në kor brohorasin emrin e kryebashkiakes Emiriana Sako, të cilët i kërkojnë llogari për situatën aktuale. Mes tyre dhe deputetët e PD Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja, kanë tentuar të futen me forcë në Bashkinë e qytetit.
Në ambientet e jashtme të bashkisë janë regjistruar dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë pasi po tentohet të aksesohen ambientet e brendshme.
Qytetarët në duar mbajnë pankarta me shkrime si “Kur korrupsioni del nga shtrati dhe hyn në shtëpitë e qytetarëve” ndërsa po kërkojnë vëmendjen e institucioneve lidhur me përmbytjet masive.
Në Durrës është regjistruar gjithashtu dhe viktima e parë nga përmbytjet. Kryesisht problematikat më të mëdha janë në zonën e Kënetës, Katund i Ri dhe Sukth si pasojë e daljes së rumin Erzen nga shtrati ku janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë dhe shtëpi.
-
Se kuptoj se pse protestojne. Kur votuat keto deshet se ju dhane 1 thes miell. Tash mielli sigurisht qe do laget por prit dhe kater vjet se bon vaki e thahet
Përgjigju-
Shut up se nuk blihen votat me thas miell ne qytet .!
-
Ca lidhje kan votat me nje problem qe ka qe ne fillim te demokracise??!
-
-
Te jape dorheqjen kryetarja bashkise ne Durres
Përgjigju -
Banoret? Keta jane shpellaret e PD me kriminelin Ndoj ne krye.
Përgjigju-
Gjejne sebep, dalin ne rruge per te share e ankuar, ne vend qe te mos hedhin lloj lloj mbeturinash e te pastrojne kanalet nga plehrat qe hedhin ku t'u doje qejfi e keshtu zejne edhe rrjedhen e ujrave. Afermendsh qe keshtu do katandisemi. Detyrat fillimisht, e pastaj te drejtat! Shikoni ç'plehra kane mbytur Shkozetin e me tej.
-










Komente
Komento