Përmbytjet/ Meta: Papërgjegjshmëri ekstreme, s'po merret parasysh paralajmërimi i IGJEUM! Shteti të ngrihet në këmbë! Prokuroria të jetë e vëmendshme

TIRANË- Për presidentin Ilir Meta, qeveria ka neglizhuar paralajmërimin e IGJEUM për rrezikun e përmbytjeve, e për pasojë sipas tij është vënë në rrezik jeta e njerëzve.

Meta është treguar i ashpër ne reagimin e tij, duke thënë që Prokuroria duhet të jetë vigjilente për funksionarët që shpërdorojnë detyrën në raste të tilla, e ndërkohë u bën thirrje autoritetet përkatëse që të marrin menjëherë masat. Për kreun e shtetit, ende asnjë zyrtar i lartë shtetëror nuk ka komunikuar zyrtarisht me popullatën për t’a informuar mbi masat e marra për përballimin e kësaj situate të vështirë për shkak të reshjeve të shumta të shiut që kanë pushtuar vendin orëve të fundit. 

"Shteti të ngrihet në këmbë për të garantuar sigurinë e jetës dhe të pronës!

Është papërgjegjshmëri ekstreme dhe e dënueshme ligjërisht, që alarmi i Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit mbi rrezikun e përmbytjeve në vend, me pasoja tepër të rënda, nuk po merret seriozisht nga institucionet shtetërore, duke vënë në rrezik jetën, shëndetin dhe pronat e mijëra qytetarëve në mbarë vendin, qartësisht të braktisur në mëshirë të fatit. Ende sot, asnjë zyrtar i lartë shtetëror nuk ka komunikuar zyrtarisht me popullatën për t’a informuar mbi masat e marra për përballimin e kësaj situate të vështirë.

Qytetarët meritojnë të informohen me transparencë dhe këtij detyrimi kushtetuese nuk mund t’i shmanget askush! Sipas të dhënave nga terreni, me qindra hektarë tokë rezultojnë të përmbytura në Qarqet Tiranë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Fier, Gjirokastër e Sarandë, dhe vetëm në Durrës, raportohen nga autoritetet mbi 410 hektar tokë nën ujë. Probleme serioze mësohet të ketë veçanërisht në Shkodër, Lezhë, por dhe në Vlorë, ku për orë të tëra disa segmente të rëndësishme rrugore, edhe lagje brenda qyteteve, kanë qenë nën pushtetin e ujit, duke nxjerrë në pah abuzimet korruptive, të reflektuara në cilësinë e dobët të investimeve, kryesisht në rrjetet kulluese.

Problematika të mëdha janë konstatuar lidhur me mospastrimin e kanaleve kulluese të Ujrave të Larta, si dhe mosvënia në punë me kapacitet të plotë, të të gjithë hidrovorëve. Në akset kryesore rrugore, raportohen rrëshqitje dherash, ndërkohë që prezenca e kompanive me detyrime kontraktore me Autoritetin Rrugor Shqiptar, lë për të dëshiruar.

Në Veri të vendit, si rezultat i rreshjeve të dëborës, janë bllokuar disa segmente rrugore, si Bog-Theth dhe ajo e Malit të Shoshit, ku trashësia e deborës kalon mbi 120 cm dhe ku nuk garantohet kalueshmëria dhe qarkullimi normal i mjeteve dhe njerëzve. Asnjë masë në ndihmë të banorët të këtyre zonave, tashmë të bllokuara, nuk është marrë paraprakisht. Në kushtet, kur sipas të gjitha parashikimeve, situata pritet të përkeqësohet, i kërkoj me forcë Qeverisë, ministrive përgjegjëse, Prefekturave dhe Bashkive, të marrin menjëherë dhe pa vonesa të justifikuara, të gjitha masat e duhura për të garantuar mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronave të qytetarëve.

U kujtoj ministrive, që kanë detyrime kushtetuese dhe ligjore për Mbrojtjen Civile, sipas fushave të përgjegjësive, të dëshmojnë përgjegjshmëri dhe angazhim konkret në këtë drejtim. U bëj thirrje Prefektëve dhe Kryetarëve të Bashkive në zonat me rrezik të shtuar, të mbledhin menjëherë Komisionet e Mbrojtjes Civile dhe të angazhojnë në terren të gjitha strukturat operacionale për minimizimin e pasojave të përmbytjeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në këtë situatë, duhet të jetë më kërkues ndaj kompanive që kanë detyrime për mirëmbajtjen dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore. Të gjitha strukturave shtetërore të ngarkuara me përgjegjësi për menaxhimin e situatës duhet të veprojnë pa zvarritje. I kërkoj publikisht Prokurorisë të jetë e vëmendshme për çdo raste të shpërdorimit të detyrës nga funksionarët publikë. Jeta, shëndeti dhe pronat e qytetarëve, duke patur në konsideratë edhe pasojat e rënda të pandemisë COVID-19, duhet të jenë prioritet absolut", shkruan Meta.

Ky reagim i presidentit Ilir Meta vjen pas përmbytjeve në disa zona në Shqipëri. Meta i referohet paralajmërimit të IGJEUM i cili bëri përgjatë datave (6 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin dhe këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë, e nisur nga kjo Meta thotë se nuk është marrë asnjë masë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesi: 09/01/2021 15:52

    E regullove situaten e permbytjeve me tavolinen plot krah voltanes.

    Përgjigju
  • Tirona: 08/01/2021 22:22

    Ku jeton ky , akoma se ka kuptuar qe kjo prokurori e re nuk pyet se cfare do beje as PS dhe PD, jo me Ilir Meten

    Përgjigju
  • Taip lala: 08/01/2021 20:13

    Shko mer klysh lavire mos boj sikur te dhimsen shqiptaret ordiner

    Përgjigju
  • Endri: 08/01/2021 20:08

    Prokuroria duhet te jete e vemendshme te te kopsise letrat ty o hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen