Drejtori i Koordinimit të Prefekturave në Ministrinë e Brendshme, Bekim Murati ka deklaruar se gjatë periudhës së përmbytjeve në vitin 2010, në kohën e qeverisë Berisha, helikopterët u përdorin si taksi për politikanët. “Menaxhimi i këtyre përmbytjeve nuk mund të krahasohet me menaxhimet e viteve 2010, 2011, 2013.
/Shqiptarja.com
Gjatë menaxhimit të përmbytjeve në vitin 2010, helikopterët u përdorin si taksi për politikanët”, tha Murati në emisionin e gazetarit Roland Qafoku. Sipas tij, shifrat e shpenzimit të karburantit për helikopterë janë shumë të larta.
Bekim Murati bëri edhe një përmbledhje të shifrave nga përmbytjet duke theksuar se janë 3620 shtëpi të dëmtuara, 25.412 hektarë tokë të përmbytur, 77 shkolla, 5 stacione ujësjellësi, 14 argjinatura dhe 12 qendra shëndetësore.
dy.b/shqiptarja.com










