TIRANE, 2 Shkurt /ATSH./ Zëvendës ministri i Bujqësisë Alban Zusi, deklaroi se situata e përmbytjeve në qarkun e Beratit, të hënën pasdite, paraqitet e përmirësuar krahasur me orët e para të mengjesit të sotëm.
Kanalet kulluese po vazhdojnë të terheqin ujin nga sipërfaqet e tokave bujqësore duke e çuar në 35 ha sipërfaqen e përmbytur nga 100 hektarë tokë që ishte gjatë paradites se sotme.
Zv. ministri Zusi i cili po inspekton nga afër situatën e përmbytjeve në qarkun e Beratit, në një prononcim telefonik per ATSH-në, u shpreh se, kanalet kryesore parësore dhe dytësore kulluese janë në punë dhe funksionojnë plotësisht ndërsa specialistët po punojnë për të riparuar çdo difekt që paraqitet në këto objekte.
Sipas tij, përmbytjet në këtë zonë janë shkaktuar nga prurjet e shumta në lumenjtë e zonës, ndërsa për sa i përket kanaleve kulluese dhe hidrovorëve që janë në mbikqyrjen e dikasterit të Bujqësisë, puna për tërheqjen e ujit po vazhdon pa ndërprerje.
Grupet e specislitëve të bujqsisë, tha Zusi po ndjekin situatën në terren dhe po identifikojnë demtimet në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, bilanc i cili do të shqyrtohet në ditët në vijim. e,xh/f.n/










