Kanë mjaftuar vetëm pak minuta, që të humbin çdo gjë kishin krijuar në 27 vite, e tashmë do të fillojnë jetën e tyre nga fillimi. Tragjedia e ndodhur në Mandra të Athinës goditi edhe familjet shqiptare që jetojnë në këtë zonë. Plot 19 janë të vdekurit deri tani dhe një i humbur. Mes tyre edhe Petro Koleci, nga Saranda. Trupi i të riut është gjetur mes shkatërrimeve të përmbytjes, me ndihmën e qenve të repartit zjarrfikës.
Shiu ka pushuar në Mandra, por situata është kaotike. Qindra godina të dëmtuara, mijëra njerëz që humbën mundin e një jete të tërë, shkolla e fabrika të përmbytura, automjete të flakura tej sikur të ishin lodra, e mes tyre trupa të pajetë që ende vazhdojnë gjenden në det. Kjo është pamja që shihet në këtë zonë. Më shumë se 2.000 familje gjenden në kushte të vështira, në qiell të hapur dhe pothuajse pa asnjë ndihmë nga shteti. Tragjedia ka goditur rreth 30 familje emigrantësh shqiptarë, të cilët – veçse kanë humbur çdo gjë, – tashmë përballen me shumë vështirësi për të mbijetuar.
/Shqiptarja.com

dy.b/shqiptarja.com