Përmbytjet në jug, 420 familje të 
evakuara, 5 mijë ha tokë në ujë

Përmbytjet në jug, 420 familje të <br />evakuara, 5 mijë ha tokë në ujë
VLORE - 420 familje janë evakuuar në total nga shtabet e emergjencave në zonat e përmbytura në jug të vendit, gjatë këtyre tre ditëve ku intensiteti i reshjeve ka qenë në një nivel të lartë sa ka nxjerrë nga shtrati një pjesë të lumnjëve të cilët në disa zona kanë hyrë edhe nëpër banesa. Sipas njoftimit të Ministriosë së Brendshme deri në jkëto momente në gjithë jugun ndodhen rreth 5.000 hektarë tokë bujqësore nën ujë. 

Në disa nga fshatrat e komunës Novoselë mungon energjia elektrike si pasojë e dëmevë të shkaktuara nga përmbytjet. Shtabi i Emergjencave, forca të policisë e ushtrisë si dhe drejtues të pushtetit vendor ndodhen sërish në terren në ndihmë të banorëve të përmbytur, edhe me ushqime. Pavarësisht rënies së konsiderueshme të nivelit të ujit në Vjosë, Ura e Mifolit në Vlorë vijon të jetë ende e bllokuar.

Pjesa me kritike e kësaj situatë, janë dëmet materiale, kryesisht ato në blegtori dhe kulturat bujqësore. Ende nuk ka një bilanc zyrtar, por të dhënat paraprake flasin për dëme të konsiderueshme në këtë sektor, ku mijëra hektarë tokë u vunë nën pushtetin e ujit.

Pavarësisht se niveli i ujërave të Semanit dhe Vjosës është ulur, rreziku është ende i hapur dhe një prurje e dytë e fortë pritet në ditët në vijim, ku sipas parashikimve reshjet intensive të shiut do të nisin sërish sonte dhe do të vijojnë gjatë gjithë ditës së nesërme. 

Ora 12:50 Shpëtohen 11 barinj, 2 rrinë në kodër për të ruajtur bagëtinë
Barinjtë të cilët ishin bllokuar në fshatin Darzezë janë evakkuar me gomone nga ekipet e shpëtimit. Në një lidhje telefonike për A1 Report, kreu i komunës Dërvenas i cili u nis sëbashku me autoritetet, se 11 barinj u evakuuan ndërsa 2 të tjerë ndenjën në kodër për të ruajtur bmi 1 mijë krerë bagëti për të cilat ata kujdesen. 



Ora 12: 12 Bllokohen në Darezezë të Fierit 13 barinj dhe 1 mijë bagëti
Trembëdhjetë barinj dhe 1000 bagëti kanë mbetur të bllokuar nga uji aktualisht në fshatin Darezëzë të Fierit.

Mësohet se barijntë janë bllokuar teksa po përpiqeshin të mblidhnin bagëtitë e tyre, ndërsa ata kanë kërkuar ndihmë pranë drejtuesve të pushtetit vendor në këtë rreth.

Mësohet se në drejtim të barinjve janë nsiur disa grupe shpëtimi me barka të vogla për evakuimin e tyre si dhe të bagëtive.



 
Ora 12:00 Ministria e Brendshme: 420 familje të evakuara, 5 mijë hektarë tokë nën ujë
Në një bilanc të të evakuarve dhe dëmeve të shkaktuara si pasojë e përmbytjeve në jug të vendit, ministria e Brendshme tha se deri më tani sipërfaqja nën ujë në të gjithë vendin llogaritet në rreth 5 mijë hektarë. Këshilltari për mediat në Ministrinë e Brendshme,. Florian Serjani tha në një deklaratë për mediat në mesditë, se në total janë evakuuar nga banesat 420 familje. Nga ekipet e shpëtimit të cilat ndodhen në terren, forca të policisë, ushtrisë dhe Shtabit të Emergjencave kanë shpërndarë rreth 600 pako me ushqimet më të domosdoshme për të prekurit, veçanërisht në Novoselë, Levan dhe disa në Urën Vajgurore.

Ora 11:45 Rama e Tahiri takojnë banorët e Urës Vajgurore
Pas Novoselës në Vlorë dhe Levanit në Fier, këtë mesditë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme Sajmir Tahiri takuan nga afër banorët e Urës Vajgurore në Berat, shtëpitë e të cilëve u prekën nga përmbytjet.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet