Përmbytjet në jug kthejnë
gjuhën e ashpër në parlament
Basha: Del ekraneve e fajëson akoma opozitën

Përmbytjet në jug kthejnë<br />gjuhën e ashpër në parlament<br />Basha: Del ekraneve e fajëson akoma opozitën
TIRANE - Përmbytjet “zhvendosen” në Kuvend duke risjellë gjuhën e ashpër në sallën e parlamentit mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.  Duke e konsideruar një situatë të jashtëzakonshme për jugun e Shqipërisë që u përmbyt si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati, opozita kërkoi nga qeveria shpallen e gjendjes së emergjencës. I gjithë debati i Kuvendit, ka lënë pas projektligjet e rëndësishme të rendit të ditës duke kthyer kryefjalë të tij, përmbytjet.
 
Në nisje të seancës zëvendëskryeministri Niko Peleshi, në emër të qeverisë garantoi qytetarët se pas kalimit të situatës së vështirë, do të bëhet vlerësim real dhe dëmshpërblim i të gjithë banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
 
Mes debateve të ashpra mes palëve, akuzave dhe kundërakuzave, përmes deputetëve të saj, opozita ritheksoi qëndrimin se vendi është në situatë emergjence dhe se qeveria nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme  për shkak se nuk do të kompensojë të përmbyturit.

Debatet Berisha-Tahiri

Berisha fjalor banal  në Parlament, Tahirit: Je rrugaç

Gjuha fyese është kthyer në normalitet në Kuvendin shqiptar, e veçanërisht nga ish-kryeministri Berisha i cili edhe pse është “dënuar” më parë për fjalorin banal në sallën e parlamentit, duket se nuk ka nxënë!

Këtë radhë deputeti demokrat akuzoi qeverinë se i ka shpërdoruar fondet e emergjencave civile.



“Ju në shtatorin që kaloi i morët paratë e përcaktuara për argjinatura, kanalizime, diga dhe i transferuat për luksin e zyrave tuaja, për ahengje, orgjia dhe gjëra të tjera”, tha Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Menjëherë pas kësaj fjale ish-kryeministri Berisha u kthye pas duke iu drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri: “Mbaje gojën mor rrugaç  dhe mos shaj nga mbrapa”

Është dashur ndërhyrja e nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule për të qetësuar situatën, i cili garantoi Berishën se ministri Tahiri po komunikonte me të. "Nuk shau komunikonte me mua në asnjë rast, ju garantoj ju. Në këtë moment komunikonte me mua", tha Dule. 

Por nuk ka munguar dhe kundërpërgjigja e ministrit Tahiri:

Zoti deputet, ke qenë kryeministër, ke qenë 17 vjet në politikë. Pa të falenderuar për fyerjet, unë nuk kam ndërmend të të fyejë se respektoj parlamentin dhe qytetarët që presin tjetër gjë në raport me problemet dhe hallet e tyre. Ata presin të dëgjojnë se si zgjidhen problemet e tyre. Nuk është hera e parë për të bërë përmbytjen e baltosjeve, duke përmendur këdo e pa mbajtur minimumin e përgjegjësisë. Iu ka ftuar në mënyrë të përsëritur duke u sfiduar që t’i jepni fund akuzave në tym e këto akuza t’i adresoni në prokurori duke na vënë ne dhe në pozitën që t’iu japim përgjigje. Jepini besimin institucioneve, nëse keni akuza shkoni atje, ne do vimë t’iu japim përgjigje. Ne jemi krenar për punën e 2100 forcave që kanë bërë punën për të mos lejuar humbjen e një jete të vetme”, u përgjigj ministri Tahiri ndërsa ish-kryeministri Berisha hodhi lumë akuzash ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës së përmbytjeve në jug të vendit.

berisha

Berisha kërkon tablatet e Ramës, Tahirit, Nokës dhe të tijat
Nga salla e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha ka hapur një “sfidë”; zbardhjen e tabulateve të 10 viteve të fundit të kryeministri Rama, vetë atij, ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-ministrit Flamur Noka. Sipas kryeministrit Berisha, në këtë mënyrë do të vërtetohet lidhja qe qeveria ka me krimin.
 


Sali Berisha: Pse gjobiten shqiptarët me Bashkim Tahirin me paketat sanitare? Sfida ime është kjo: që nesër Edi Rama, Sali Berisha, Sajmir Shullazi, Flamur Noka të firmosin tabulatet e 10 viteve të fundit. S’e bëni dot, por po ta bëni do dilni se jeni të lidhur me Shullazin, me “Hakmarrjen për Drejtësi”, me bandën e Lushnjes, me bandën e Tiranës. Të nxjerrim tabulatet, Berisha, Rama, Noka, Sajmir Shullazi. Ke burrëri? Të vendosim sot të bëjmë një amendament të autorizojmë prokurorinë të bëj një check up. Kjo jep zgjidhje. Kur Tirana i flet Sajmir Shullazi ky thotë ma bën Berisha.

Vangjel Dule: Bëjeni propozimin me shkrim ta hedhim për votim, ajo është procedura.

Sajmir Tahiri: Ju ja keni marrë dorën kësaj kërkese me tabulate, kur vratë 4 qytetarë në 21 janar dhe kërkuat tabulatet e gazetarëve. Qytetarët nuk presin gallatën tuaj në Kuvend, por të çoheni në nivelin dhe lartësinë e atyre atje që ndihmojnë njeri-tjetrin. Ju nuk keni bërë dhe kur kishit mundësi për të bërë ne kemi vendosur të bëjmë edhe ato që nuk keni bërë ju, është dallim i madh ky.

Berisha: Është normale që qytetarët të shohin angazhimi në këtë seancë për hallet e tyre. Nuk është normale që të shohin lumturorë të shumicës, krenarë për përmbytjet e mëdha, krenarë për vuajtjet e jashtëzako nshme të atyre njerëzve. Mendoj se shumica duhet të dalë me një vendim nga këtu, i cili të jetë mesazhi më konkret për ato familje që janë në kushte shumë të vështira. Shqipëria është vendi që ka lumenj të rrëmbyeshëm. Shqipëria vend me përmbytje dhe çdo qeveri politikën e përmbytje ve duhet ta ketë çështje të parë. A e pati kjo qeveri këtë çështje emergjent e? Absolutish t jo. Ju jeni ata shtatorin që kaloi i morët paratë e përcaktuar a për argjinatura t e digat, i transferuat për zyrat, për ahengje, orgjia dhe gjëra të tilla. Çfarë bëtë ju? Përmbytja e Vjosës është më unikja, sepse është e rrufeshme. Në 2005 patëm një përmbytje, falënderova Zotin se nuk patëm viktima. Por nuk u krenova. Qeveria duhet të ketë një qëndrim shumë më serioz ndaj Vjosës e cila prapë mund të përmbytë. Qëndrimi juaj ndaj përmbytje s është si puna e atij njeriut që dëgjon një lajm në mëngjes dhe kthehet në krahun tjetër. Kjo ishte një përmbytje e paralajmëruar. Ju thoni se i paralajmëruat banorët, por nuk ka dalë një banor të thotë se na paralajmëruan. Kryeministri u zhyt në lakrorët e Korçës. Janë investuar në jug jo më pak se 60 mln euro. 

Debatet Ristani-Tahiri

Ristani: Shteti do burra jo kalamaj Tahiri: Ti përmbytesh me substanca

Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani i kërkoi qeverisë dhe kryeministrit Rama të shpallë gjendjen e emergjencës sa i takon përmbytjeve në jug të vendit. Por sipas tij shumica nuk do ta ndërmarrë këtë veprim pasi nuk do të dëmshpërblejë banorët e prekur nga përmbytjet.
 
“Do bëni shtet ju, do bëjë shtet dordomuzi duke futur njerëzit në burg. Duhen mbrojtur jetët dhe pasuritë e shqiptarëve. Atëherë mund të themi se po fillojmë të bëjmë shtet. Të shembësh dhe të prishësh është kollaj. Të ndërtosh, të vësh zemrën në punë është e vështirë. Kjo kërkon burra të rritur dhe jo kalamaj. Rama duhet të vinte këtu dhe të jepte llogari. Ai fshihet dhe lë fukarenjtë në mëshirë të fatit. Ajo që ne kërkojmë është të zbatohet ligji për emergjencat civile. Nuk e shpallin gjendjen e emergjencës se nuk duan tu dëmshpërblejnë për dëmet e shkaktuara”, tha Ristani.
 
Ishte ministri i Brendshëm, SaImir Tahiri që iu përgjigj Ristanit duke thënë se “kur vendi përmbytej sa herë, ky zotëria përmbytej në lloj lloj substancash që i ka qejf, për të numëruar dhe votat pastaj”.

Sipas ministrit ishin marrë të gjitha masat dhe banorët e zonave të përmbytura ishin njoftuar dy ditë para. Ministri Tahiri tha se përveç natyrës, ka qënë dhe qeveria e PD që për 8 vite ka gënjyer qytetarët kur kishte mundësi të bënte ndonjë gjë.    
 
“Megjithatë një të vërtetë një parafolëse deputete e opozitës e tha, nuk di pse e pati atë moment sinqeriteti kur tha se jemi në atë situatë për shkak të rrënimit shumëvjeçar. Është e vërtetë që natyra përmbyt, por qeveritë përmbytin më keq kur qeverisin në mënyrë të hatashme si keni bërë ju 8 vjet duke gënjyer edhe kur kishit mundësi të bënit ndonjë gjë për qytetarët. Ngritja e shtabeve bëri të mundur që në kohë rekord të lajmërohej në vazhdimësi banorët e zonave ku konsiderohej me rrisk potencial, janë bërë njoftime derë më derë si kurrë më parë në 24 vjet, nga inspektorët e pushtetit vendos, punonjës të policisë, duke i bërë banorët me dije për situatën e motit dhe për pasojat që priteshin. Njoftimi është bërë në Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Fier e Vlorë që shtrihen përgjatë rrjedhës së Vjosës, pasi u sinjalizuam nga shërbimi meteorologjik se intensiteti i reshjeve do të ishte në këto zona. Në 31 janar u kërkuar largimi i banorëve, e në ditët në vijim u vazhdua me evakuimin e banorëve në zona, pasi me largimin vullnetar nuk u arrit që banorët të bindeshin e të linin banesat”, deklaroi Tahiri. 



Tahiri: As fasule nuk kishit lënë në rezervat e shtetit
Ministri i Brendshëm bëri ironi me ndihmat e opzoitës për të cilat tha se janë për të marrë ndonjë votë në këto kohë të vështira. Tahiri tha se është një ndjese e justifikuar e gjendjes ne te cilen opozita la rezervat e shtetit kur la pushtetin. “As fasulet nuk i kishit lënë, nga 30 mijë që duhet të linit, nuk besoj se ju shfaq të përgjegjëshëm para qytetarëve. Dëgjoja dje disa që qeveria të cinte cizme, 6 palë cizme latë në rezervat e shtetit kur latë detyrën, ashtu si latë arkën e emergjencave bosh, e latë me 570 dollarë gjithsej, kur latë detyrën kësaj qeveri i thatë po ju lëmë mundësinë për emergjencat, sa një e treta e rrogës s ëish kryeministrit, kur buxheti në janar 2013 ishte i plotë, por aatë buxhet 1.2 milionë dollarë e shpenzuat para zgjedhjeve pa pasur emergjenca, ku i cuat lekët. Shqiptarët duhet të dallojnë, ju që boshatisët edhe arkën e emergjencave dhe rezervat e shtetit sot flisni, shpifni, a thua se nuk e latë ju këtë vend në këtë derexhe”­, deklaroi ministri Tahiri. 

Ristani: Mashtrimi dhe gënjeshtra ka fytyrën e këtij
Mashtrimi dhe gënjeshtra ka fytyrën e këtij se në këtë sallë sapo i thamë duhet të shpallësh në bazë të ligjit të emergjencës gjendjen e jashtëzakonshme, nuk e bëjnë se nuk duan t’u dëmshpërblejnë. Po thonë se kanë kërkuar ndihmë nga Brukseli, nuk marrin dot asnjë ndihmë nga Brukseli, pa shpallur emergjencën civile, këta duhen përmbysur sa më parë.

Tahiri: Mëso termin për gjendjen e jashtëzakonshme
Ju kam dëgjuar shumë herë të thoni pse nuk shpallni gjendjen e jashtëzakonshme, mëso termin se ke qenë zv.ministri i Brendshëm dhe se di nëse e ke hapur ndonjëherë ligjin. Shpallja e emergjencës bëhet kur plotësohen disa kritere, hapni ligjin dhe shikojeni, por ne nuk preferojmë kur asnjë njësi e vetme të ishte e paralizuar të paraalizonim tërë qarkun apo disa qarqe, pezullim jetese noramle, ndërprerje totale shkolle, vetëm pse në disa zona kishte përmbytje, për më tepër kur forcat operacionale ishin në gatishmëri të plotë, kush e thotë ju që nuk I dëmshpërblyet dhe na i latë borxh? 

Debatet Peleshi-Berisha

Berisha dhe Peleshi debate  për Korçën, i “pajton” Meta
Projekti i terminalit të autobuzëve në Korçë, është kthyer në një objekt debati mes ish-kryeminstrit Sali Berisha dhe zëvendëskryeministrit Niko Peleshi. Berisha akuzoi numrin 2 të qeverisë se po rrëmben pronat e qytetarëve korçarë për interesat e tij personale, dhe për këtë është në gjyq me pronarët.
 
“Akuzë personale ndaj tij ndaj pronarit të truallit që i përvetësohet. Më duhet t’i them këtij lumturorit që sapo foli, që thotë se Korça nuk ka pasur investime të tilla ndonjëherë siç ka kullën Rama-Peleshi dhe shatërvani 2 milionë e gjysmë dollar në qendër i them se vetëm impianti i përpunimit të ujerave të zeza në Korcë u ka kushtuar 37 mln euro, pa llogaritur këtu zotërinj sa ka kushtuar unaza e Korcës, pallatet që i janë dhënë zotërisë kur ishte kryetar bashkie për t’ia dhënë romëve dhe ja dha militantëve të Partisë Socialiste”, tha deputeti demokrat.
 
Zëvendëskryeministri u kundërpërgjigj duke thënë se akuzat janë të pabaza.
 
“Nëse ka njeri që si shkon gishti i akuzës jeni ju zoti Berisha po si politikan i zgjuar di t’i rregullosh marrëdhëniet me prokurorinë. Thoni qytetarët ju kanë akuzuar. Keni thënë pikturat e Vangush Mios keni folur pa mikrofon i di unë ku janë në Selanik, përrallat tuaja. Bëhuni njëherë seriozë pak kaq vitesh në politikë. Gishti i akuzës është pamja që nuk ju shkon më tepër se çdo gjë tjetër. U drejtuat nga unë bëhet fjalë për spekulim të pastër më vjen keq për shoqen time të klasës për të cilën kam konsideratë dhe ruaj kujtime të mira të gjimnazit si ka rezistuar dot presionit. Ka qenë pronë shtetërore, në pjesën tjetër ka pretendime nga ish pronarët. Ajo pronë degradoi në kohën e paraardhësit tim, duke rënë pre e vjedhjeve të qytetit. Ky program që është miratuar nga këshilli bashkiak pa asnjë kundërshtim dhe  është pezulluar se ish-pronarët kanë hapur proces gjyqësor. Në respekt të këtij vendimi bashkia ka pezulluar projektin. Fantazmat e pallateve që krijoni për të bllokuar projektet,kKanë mbaruar. Sa për kullën që ju përmendi është një projekt që s’është parlamenti për ta bërë debatin. Ju jeni më shumë ekspert zoti Berisha ne do vazhdojmë me të njëjtën forcë edhe të zbukurojmë Shqipërinë edhe të ndalojmë këto përmbytje që kanë ndodhur për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mungesës së investimeve. Ju nuk jeni kujdesur asnjëherë që fëmijët tanë të jetojnë më mirë seç jetojmë ne”, tha Peleshi.
 
Për të qetësuar situatën është dashur ndërhyrja e kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili i rikujtoi ish-kryeministrit Berisha, se kur ka qenë në pushtet dhe kur Peleshi ishte kreu i Bashkisë Korçë, marrëdhëniet e tyre kanë qenë miqësore.
 
“S’ja vlen ta prishini këtë miqësi se kur ke qenë kryeministër ke pasur raport të mirë me Peleshin, jo se ke ndërruar pozicion ta prishni këtë miqësi”, tha Meta. 

Debatet Peleshi-Paloka

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë