LIBRAZHD- Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa përmbytjet në Librazhd i cilëson si rezultat të vjedhjeve nga Taulant Balla dhe vartësit e tij.

Hasa shkruan se kjo situatë është tregues se si Rama dhe qeveria e tij, që i quan "bandë", mendojnë vetëm për vete duke i lënë në mëshirë të fatit shqiptarë.

"Ky është rezultati i vjedhjes urbane në Librazhd. Këtu e ka çuar gjendjen papërgjeshmëria e Taulant Ballës dhe vartësëve të tij. Kështu ndodh kur qeveris kryehajduti Edi Rama dhe banda e tij që mendon vetëm për vete dhe i ka lënë në mëshirë të fatit shqiptarët", shkruan Hasa.