Banorët kanë kërkuar nga Leli zgjidhje për lumin, i cili sipas të banorëve sërish vitin tjetër do të përmbysë këtë zonë.
“Në 2015 sollët ndihma dhe me lumin nuk u bë asgjë, tani prapë në 2017 u përmbytëm. Nuk duam patate dhe makarona, duam zgjidhje për lumin”, janë shprehur banorët.
Ndërkohë kryebashkiaku Leli është larguar duke thënë se duhet të shkojë diku tjetër për shkak të një problemi me një rruga, por ka premtuar se do të kthehet sërish për të folur me banorët.
Novosela është një nga zonat e cila u prek më shumë nga përmbytjet e 30 nëntorit, ku shumë banorë kanë pësuar dëme të mëdha në banesa, por edhe në serat e stallat e tyre.
Redaksia Online
D.T/shqiptarja.com

VIDEO








