Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore të Pakistanit tha se 1.325 njerëz janë vrarë nga përmbytjet masive, pasi OBSH paralajmëroi se situata humanitare në të gjithë vendin, një e treta e së cilit është nën ujë, po përkeqësohet.
Zyrtarët thanë që më shumë se 1.200 të tjerë janë lënduar nga përmbytjet që kanë prekur rreth 33 milionë banorë.
Shirat e dendura monsune që kanë përfshirë vendin që nga qershori, kanë shkaktuar aq shumë dëme, që sipas zyrtarëve pakistanez do të duhen të paktën 10 miliardë dollarë dhe shumë vite që vendi të rimëkëmbet nga fatkeqësia. Ndërkohë meteorologët parashikojnë më shumë shi në ditët në vijim.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi më 6 shtator se sëmundjet e shkaktuara nga uji janë tashmë të pranishme në vend dhe se ato "po përkeqësohen".
"Ne kemi marrë tashmë raporte për një numër të shtuar të rasteve të diarresë akute ujore, tifos, fruthit dhe malaries, veçanërisht në zonat më të prekura", u tha gazetarëve në Gjenevë zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic.
“Situata pritet të përkeqësohet”, shtoi ai.
Në fillim të këtij muaji, Pakistani dhe Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për 160 milionë dollarë për të ndihmuar për “këtë fatkeqësi të paprecedent klimatike”. Ndërkaq, OBSH-ja ka thënë se mbi 6.4 milionë persona kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare.
D.GJ/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ka kërkuar fonde të padrejta', Donald Trump urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga OBSH
21 Janar, 17:58
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
SHBA/ Nga dalja prej Marrëveshjes së Parisit, 'dy gjinitë' e falja e 1500 sulmuesve të Kapitolit më 6 janar! Urdhrat që Trump firmosi ditën e parë
21 Janar, 08:45
-
Dëmshpërmblim për të përmbyturit në Vlorë, 600 mijë euro për 354 familje! Paratë kalojnë në llogaritë bankare në fund të Janarit
20 Janar, 12:02
-
Lufta dhe pasojat/ OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht
19 Janar, 17:29
-
Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?
18 Janar, 16:49
-
Ish-kryeministri paskistanez dënohet me 14 vjet burg për korrupsion
18 Janar, 09:34
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55