TIRANE - Shirat e rrëmbyeshëm të mbrëmjes të së martës kanë shkaktuar probleme të mëdha në Tiranë, duke bllokuar jo ventëm rrugët kryesore, por edhe shtepi, biznese, shkolla dhe kopshte. Edhe pse situata duket më e qetë mesditën e sotme në kryeqytet, përsëri zona të tëra si, Selita, zona e Shkozës, Rruga e Elbasanit, Pallatin me Shigjeta dhe Kombinatin, gjendja vazhdon të jetë alarmante. 

Familja e Telha Karaj në zonën e Selitës e përbërë nga 5 anëtarë, prej mbrëmjes së djeshme jeton në qiell të hapur. Kryefamiljari shprehet se, të gjitha orenditë kanë dalur jashtë funksionit, duke kërkuar ndihmë tek instancat përkatëse.

"Familja ime përbëhet prej 5 anëtarësh, në këtë situatë kjo shtëpi është e pabanueshme, çdo gjë është jashtë përdorimit. Presim nga momenti në moment se mund të kemi përmbytje të tjera. Nuk është interesuar kush që të vijë njeri, të na pyesi se cfarë halli keni, çfarë halli nuk keni. Është e disa herë që përmbytemi por kjo e fundit ishte më e fuqishme, më e keqe." shprehet kryefamiljari Karaj

banori i selites

Përmbytja e shtëpisë së familjes Karaj ka shkaktuar dëme të shumta materiale pasi përveç ujit ajo që mban shtëpinë të rrethuar është balta.

"Vit për vit janë bërë kështu, duke hedhur dhe duke blerë rroba, vit për vit sepse kanalet nuk janë bërë dhe janë bllokuar të gjitha. Gjithë verës ne vdesim ( me nder jush) gjithë banjot shpërthëjnë dhe hidhen të gjitha në kanal, gjithë dimrit këto përmbyten." tregon një nga familjarët

banori i selites

Problemet janë shfaqur edhe tek ato zona që preken nga lumi i Lanës, ku dalja e tij nga shtrati, ka dëmtuar shumë shtëpi dhe biznese, përpos ka pasur edhe mungesë të energjisë elektrike.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)