4900 ha tokë nën ujë 315 banesa të izoluara dhe rreth 140 familje të evakuara, brenda 24 orësh në qarkun e Shkodrës, ishte bilanci i asaj Çfarë ndodhi dje, (14 mars), pas hapjes së portave te shkarkimit te hidrocentraleve te kaskades se lumit Drin në veri. Shifrat u paraqitën sot në mëngjes nga prefektura e qarkut të Shkodrës. Ndërkohë në mesditë ministri i Brendshëm, Flamur Noka dhe Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli deklaruan se sipërfaqja ishte përgjysmuar.
Vetëm gjatë ditës së djeshme nga HEC i Vau i Dejes u shkarkuan 2400 m3/s. Por sot niveli i shkarkimeve ka rënë. Në mesditë ministri i Energjetikës tha se nga Vau i Dejes shkarkohen 800 m3/s nga kanali i shkarkimit dhe 860 m3/s nga turibane. Për ministrin Ruli kjo situatë është shkak i rritjeve të prurjeve në liqenin e Shkodrës.
Gjatë mbrëmjes uji vërshoi edhe në lagjet periferike të Shkodrës, Bahçallek, Ajasëm, Tepe por me pas uji u terhoq. Situata më problematike mbetet zona e nënshkodres, komunat Dajë, Bërdicë, Ana e Malit. Ndërkohë që rënia e shkarkimeve ka bërë që të bjerë niveli i ujit dhe të rifillojë lëvizja tek harku i Bërdicës, në aksin Shkodër- Lezhë. Informacioni u dha nga korrespondenti i TV A1 REPORT! e Shqiptarja.com, Admir Agolli. Gjatë mbrëmjes së djeshme është bërë dhe evakuimi i grave dhe fëmijëve.
Thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga përmbytjet si pasojë e daljes nga shtrati të lumejve, si lumi Ishëm në Krujë, lumi Devoll në Elbasan, lumi Vjosë në Fier e Vlorë. Situata problematike paraqitet në Vlorë e Fier, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosë.
Në orën 18:00 Ministria e Brendshme jep të dhënat zyrtare mbi situaten e krijuar nga permbytjet në vend: Në të gjithë vendin janë nën ujë 2855 ha tokë. 160 familje janë evakuuar nga banesat e tyre. Ministria deklaron se situata në të gjithë vendin po përmirësohet.
LEXONI ME SHUME: Përmbytjet në të gjithë vendin
REDUKTOHET SIPERFAQJA NEN UJE, 110 FAMILJE EVAKUOHEN
Ora 19:30 - Me dhjetra evakuime nga banesat e përmbytura në Ultësirën e Nënshkodrës janë bërë gjatë orëve të vona të së enjtes, bëri të ditur gazetari Admir Agolli. Familjet e evakuara janë sitemuar tek të afermit apo komshijtë më pak të rrezikuar. Ndërkaq është ofruar akomodim për keta banore dhe ne konviktin e qytetit te Shkodrës. Njera nga banoret e evakuara nga Komuna Bërdicë tregon se pak para mesnate uji ka vershuar brenda baneses dhe është dashur ndërhyrja e forcave te emergjences me mjete lundruese per ti larguar 7 pjestaret e kesaj familjeje nga banesa.
Bashkia e Shkodres ka marre masat per strehimin e familjeve qe jane izoluar nga ujrat ne zonen e Nenshkodres. Në operacionet e evakuimit moren pjesë rreth 100 forca të DPQ me mjetet organike të kësaj drejtorie, rreth 25 forca të FNSH me 5 mjete IFA dhe një gomone të cilat operuan në komunat Bërdicë, Guri i Zi dhe në bashkinë Shkodër, duke bërë të mundur evakuimin.
Ora 16:45 - Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar, banorët e fshatit Obot janë të izoluar nga pjesa tjetër e vendit pasi aksi, që të ëon në këtë fshat, është e përmbytur; uji arrin mbi 2 metër. Korrespodenti Admir Agolli njofton se brenda në fshat ka prani të konsiderueshme uji, ndërsa 5 banesa janë të përmbytura dhe dhjetra të tjera, të izoluara. Dëmet në bujqësi sipas banorëve janë të pallogaritshme.
Kryekomunari i Anës së Malit shprehet se situata paraqitet problematike në këtë komunë e cila ka mbi 1 400 ha nën ujë ndërsa dëmet janë të mëdha.Pas dëmeve në sera dhe në tokat e mbjella nga përmbytja, ekonomia e këtij fshati ka rënë përtokë dhe duhet filluar gjithëka nga zero. Ndërkohë, në komunën e Anës së Malit ka probleme të mëdha: në fshatin Goricë, uji ka kaluar mbi rrugë duke bllokuar qarkullimin.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast të ndonjë emergjence nga këto dy fshatra. E ndërkohë banorët mbesin me shpresën se reshjet nuk do të rikthehen e mbi të gjitha shkarkimet nuk do shtohen.
Ora 14:45 - Situata në rrethin e Shkodrës gjatë ditës së sotme paraqitet si më poshtë: Aktualisht në territorin e rrethit Shkodër është përmbytur rreth 2000 Ha tokë, kryesisht në Bashkinë Shkodër, zona e Bahçallekut dhe Ajasëm, por edhe në komunat Ana e Malit, Berdicë, Dajë, Guri i Zi, Bushat. Janë në prezencë të ujit rreth 60 shtëpi, ku gradualisht uji po largohet.
Janë evakuar rreth 110 familje, të cilat janë akomoduar në të afërmit e tyre dhe një pjesë në konviktin e Shkollës Industriale. Evakuim ka qenë i përkohshëm, pasi gjatë ditës së sotme familjet janë rikthyer në banesat e tyre. Aksi i rrugës nacionale në harkun e Bërdicës është i hapur.
RULI: PERMBYTJET NGA LIQENI I SHKODRES, NOKA: OPOZITA SKA VEND TE GEZOHET
Ora 14:00 Ministri i Bujqësise, Genc Ruli dhe ministri i Brendshem Flamur Noka u përpoqën të siguronin banorë e zonës se situata është nën kontroll. “Jemi jashtë çdo rreziku të një përmbytjeje të rrezikshme dhe me pasoja”- tha ministri Ruli. Sipas tij shkak i përmbytjeve të djeshme kanë qenë prurjet e mëdha nga liqeni i Shkodrës të ardhur nga Mali i Zi.
“Kemi pasur një dinamikë tjetër në këtë fenomen, ka qenë liqeni që ka qenë shkaku kryesor i përmbytjeve. Sidomos në zonën e Oblikës dhe Obotit për shkak të prurjeve shumë të mëdha nga Muriqani dhe rritja prurjeve nga lumejtë.“ - tha Ruli në mbledhjen e shtabit të emergjencës që u zhvillua në Shkodër.
Ministri Noka tha se e gjithë situata është mire menaxhuar dhe forcat e policies në bashkëpunim me ushtrinë kanë evakuar në kohë rekord banorët. Noka nuk la pa sulmuar opozitën - “Fjalë e opozitës tërësisht të pavend dhe gëzon sa here që ka fatkeqësi. Nuk ka shans se qytetarë e kanë pare me sytë e tyre reagimin menjëhershëm në këtë situatë.“
MINISTRIA E BRENDSHME E MINISTRIA E BUJQESISE SHIFRA KONTRADIKTORE TE PERMBYTJES
Ora 12:00 Të dhëna kaotike jepen nga ministritë për situatën e përmbytjeve në Shkodër. Ndonëse ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe i Bujqësisë Genc Ruli ndodhen në Shkodër së bashku për të monitoruar situatën për mediat nuk kanë raportuar të njëjtat shifra për situatën e përmbytjeve. Secili prej tyre është përpjekur të ulë sipërfaqet e tokës nën ujë.
Nga ministria e Brendshme jepet informacioni se janë 2500 hektarë të përmbytur, ndërkohë që nga Ministria e Bujqësisë raportohen 2000 ha tokë të përmbytura. Në mëngjes nga prefektura u dha informacioni se janë 4900 ha tokë nën ujë, por gjithashtu u raportua se është ulur niveli i shkarkimit të ujrave nga HEC, ëka ka ndikuar dhe në tërheqjen e ujit gjatë paradites së sotme nga lagjet Bahçallëk dhe Ajasëm.
2 MINISTRA NE SHKODER
Ora 11:13 Ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe ministri i Bujqësisë Genc Ruli mbërrijnë në Shkodër për tu njohur me situatën në qark.
Ora 10:58 BANORET: NA U SHKATERRUA GJITHCKA
Banorët e lagjes Bahçallëk shprehen tepër të indinjuar. Ata thonë se orenditë shtëpiake tashmë janë shkatërruar. ”Gjithë natën kështu rrimë, sëmurë jemi, me problem jemi, uji hyn brenda. Gjithçka e kemi çuar në këmbë. Na ka hyrë në shtëpi, jo vetëm prej dere por edhe prej penxheres. Cdo gjë ka mbaru me dyer, frigorifer çdo gjë që ka një shtëpi ka mbaruar. Pse e bëjnë këtë punë ata e dinë.”- thonë ata.
(Video: Banorët e lagjes Bahçallëk nën ujë)
SHKARKIMET NGA HEC I VAU I DEJES NE 24 ORE 2400 M3/ S
Ora 10:40 Shkarkimet nga hidrocentrali i Vau i Dejës në 24 orët e djeshme kanë shkuar në 2400 m3/s. Kjo është shifra që është dhënë sot nga prefektura e Shkodrës. Ndërkohë që mëngjesin e djeshëm u njoftua nga KESH se shkarkimet ishin deri në 500-600 m3/s.
“Nga Drejtori i Hec Vau Dejës jemi informuar në mënyrë sistematike për shkarkimet që kanë filluar rreth orës 08.30 të datës 14 Mars cilat janë rritur në mënyëË graduale gjatë gjithë ditës së djeshme duke shkuar deri në 2400 m3s.”- thuhet në njoftimin për shtyp të prefekturës së qarkut Shkodër.