SHKODER - Ndonëse janë ndërprerë reshjet e shiut, situata në Shkodër vijon të jetë e përkeqësuar. Sipas prefekturës së qarkut sot ka një rritje të nivelit të ujërave me rreth 10 cm për shkak të prurjeve nga liqeni i Shkodrës dhe deri tani janë rreth 4 mijë ha tokë nën ujë. Për rrjedhojë rrugët e Dajçit dhe rruga e Velipojës, tek ura e Gjo Lulit janë të kalueshme vetëm nga mjetet e larta, ndërsa mbrëmë 2 familje janë evakuuar në Malin e Jushit. Edhe komuna Dajç është e izoluar nga uji dhe në komunën Bushat, 800 hektarë tokë janë nën ujë dhe në 5 shtëpi, uji ka hyrë brenda dhe 60 të tjera, të rrethuara nga uji.
Lidhur me situatën e përmbytjeve në zonën e Nën Shkodrës ka reaguar kryetari i rrethit Shkodër për Partinë Socialiste, Namik Kopliku, ku deklaroi se Shkodra është një burim i pashtershëm energjie, ndërkohë që së fundi është konvertuar në burim përfitimi kolosal.
Në zonën e Livadheve, pranë lagjes së Tophanës si dhe tek “ish shtëpia e mushkonjave” uji ka arritur mbi 80 cm ndërsa situata është mjaft problematike edhe pranë banesave të komunitetit rom në qytetin e Shkodrës.
Tashmë uji ka dalë plotësisht pranë Pedonales së urës së vjetër të Bunës si shkak i fryrjes së liqenit të Shkodrës. Nga ana tjetër uji i liqenit tashmë ka kaluar edhe Bypass- in i cili ishte parashikuar të shërbente si argjinaturë mbrojtëse e qytetit nga përmbytjet, por mospërfundimi i punimeve ka bërë që ky bypass të marrë pamjen e një ishulli brenda ujit që e ka rrethuar nga të gjitha anët.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nen uje dhe xhamia e plumbit