Shkodër, ministrja Xhaçka dhe deputeti Vullnet Sinaj inspektojnë zonat e përmbytura

SHKODER - Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e shoqëruar nga zv/kryeministrja Senida Mesi dhe deputeti socialist, Vullnet Sinaj, kanë inspektuar zonat e përmbytura në Shkodër. Numri dy i qeverisëMesi ka kërkuar koordinim dhe transparencë në shpërndarjen e ndihmave të nevojshme, ndërsa përsa i përket dëmeve ka shtuar se do të bëhen pas tërheqjes së ujit. 

Gjatë kësaj vizite, kryetari i njësisë administrative të Dajçit Gjovalin Darragjati ka replikuar me ministren Xhaçka dhe zv/ kryeministren, ldhur me situatën problematike. 

“Kërkoj koordinim dhe transparencë në shpërndarjen e ndihmave të nevojshme. Askush nuk na pengon që pas largimit të ujit të shohim mundësinë e kompensimeve. Të ulemi e të vlerësojmë demet. Fatmiresisht, eshte rritur sensibilizimi edhe nga komuniteti i biznesit dhe shoqatave. Deputeti i Vlores Vullnet Sinaj eshte sot ne Shkoder bashke me nje grup biznesmenësh” tha Mesi. Por, kryetari i njësisë administrative të Dajçit Gjovalin Darragjati ka replikuar duke akuzuar se “Në 5 vite qeveria nuk ka investuar në Dajç. Kemi paraqitur problemet”.

Dita e sotme ka sjellë një përmirësim të lehtë të situatës së përmbytjeve në Shkodër. Uji është tërhequr, por sipërfaqja e tokës së përmbytur vijon që të jetë e madhe, rreth 4500 hektarë. Ndërkaq, në zonë e Dajçit, e cila këto ditë ka qenë ndër më problematiket, ka nisur qarkullimi me automjete të vogla. Personat e evakuuar janë të strehuar ende në konvikt.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri tani jane angazhuar 148 forca, 27 mjete, 6 motobarka dhe 2 pompa thithese dhe po veprojne ne Obot, Livade, Dajc, Velipoje, Belaj, Trush, Bushat. Jane transportuar 87 banore, jane shperndare 1500 kg ushqime, 31500 litra uje i pijshem, 400 kg koncentrat,vazhdon largimi I ujit nga banesat dhe objektet e rendesishme me pompa thithese.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve