SHKODER - Përmbytjet në Shkodër kanë detyruar rreth 400 banorë të komunitetit rom të evakuohen nga banesat e tyre, duke u vendosur pranë ish-repartit ushtarak në Rrence të komunës Gur i Zi.

Romët po jetojnë thuajse në natyrë, pasi streha e vënë në dispozicion për ta nuk ka dyer e dritare, tualete apo energji elektrike.

Banorët bëjnë apel për të krijuar kushtet e jetesës në zonën ku ata jetojnë, ndërsa sipas tyre nevoja më emergjente janë ushqimet.

Shumica e këtyre banorëve kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e ujit, i cili ka izoluar për ditë me radhë godinat në të cilat ato jetonin ndërkohë që deri me tani nuk i është ofruar as ndihmë ushqimore e as shëndetësore.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptajra.com)