Pas dëmeve të mëdha që u shkaktuan nga shiu i të hënës në spitalin e Shkodrës, Drejtoresha e spitalit Teuta Rrjolli është shprehur se nuk ka patur probleme më tarracën.

Në një prononcim për Report Tv, ajo ka mohuar se ka pasur dëmtime në tarracë, sipas saj dëmet në spital u shkaktuan nga tubi i shkarkimit të spitalit, i cili pësoi çarje.

Nuk u dëmtua tarraca por u ça tubi i shkarkimit të ujrave. Përveç imazherisë u përmbyt dhe reparti i fizioterapisë por fatmirësisht nuk ka dëme në pajisje. Për këto dëmtimë në spital fajësoj kolektorët e jashtëm. Që ditën e djeshme nisën punimet për riparimet e tubit të çarë.

Teuta Rrjolli

Ditën e djeshme, në Shkodër nga çarja e tubit të shkarkimit të ujrave por edhe nga problemet me kanalizimet e rrugëve u përmbyt kati i parë i spitalit. 

Përveç Shkodrës, shiu ka shkaktuar probleme në disa nga qytete të tjera kryesore si Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Në Gjirokastër, një i ri humbi jetën pasi u godit nga rrufeja.