Përmbytjet në spitalin e Shkodrës, flet Drejtoresha: Nuk ka dëme në pajisje

Përmbytjet në spitalin e Shkodrës, flet Drejtoresha: Nuk ka dëme në pajisje

Pas dëmeve që u shkaktuan nga shiu i të hënës në spitalin e Shkodrës, Drejtoresha e spitalit Teuta Rrjolli është shprehur se nuk ka patur probleme me tarracën.

Në një prononcim për Report Tv, sipas saj përmbytjet në spital u shkaktuan nga tubi i shkarkimit, i cili pësoi çarje dhe jo nga tarraca.

Nuk u dëmtua tarraca por u ça tubi i shkarkimit të ujrave. Përveç imazherisë u përmbyt dhe reparti i fizioterapisë por fatmirësisht nuk ka dëme në pajisje. Për këto dëmtimë në spital fajësoj kolektorët e jashtëm. Që ditën e djeshme nisën punimet për riparimet e tubit të çarë.

Teuta Rrjolli

Ditën e djeshme, në Shkodër nga çarja e tubit të shkarkimit të ujrave por edhe nga problemet me kanalizimet e rrugëve u përmbyt kati i parë i spitalit. 

Përveç Shkodrës, shiu ka shkaktuar probleme në disa nga qytete të tjera kryesore si Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Në Gjirokastër, një i ri humbi jetën pasi u godit nga rrufeja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Mbetën në mes të detit dhe rrezikuan të mbyten pasi anija pësoi defekt, shpëtohen tre turistët e huaj në Vlorë

Mbetën në mes të detit dhe rrezikuan të mbyten pasi anija pësoi defekt, shpëtohen tre turistët e huaj në Vlorë